Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Një reagim i vjetër i Milan Radoiçiq, publikohet si aktual

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Llogaria në Facebook me emrin “Fleta Press” ka publikuar një imazh me datë 7 prill ku paraqitet një artikull nga portali informativ “telegrafi.com”.

Pas verifikimit nga hibrid.info është vërtetuar se artikulli i shfaqur në fotografi, i titulluar “Radoiçiq kërcënon Kurtin: Koha do të tregojë se kush do të pësojë dhe do të paguajë në fund” është i publikuar në shtatorin e vitit të kaluar (2023), informacion i cili, nuk bëhet i qartë në imazhin në fjalë.

Publikimi i një lajmi të vjetër pa dhënë asnjë sqarim mbi arsyet e postimit, duke u bazuar edhe nga numri i ndjekësve (7 mijë) të kësaj llogarie, mund të lexohet nga audienca si ngjarje aktuale.


Vegëza e imazhit të publikuar nga llogaria “Fleta Press” në Facebook:

https://www.facebook.com/fleta.press/posts/pfbid02W74wP3nBwmk2Dc712S1sRpo8QRKsMsE5GWAf5RFGf57x9rjPEsZhJDbK5NRtW97Gl


Pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit, hibrid.info ka gjetur të artikullin e shfaqur në këtë imazh, të publikuar nga portali informativ “telegrafi.com”, në shtator të vitit të kaluar (shih këtu).

Artikulli bën fjalë për një reagim të ish-nënkryetarit të Listës serbe, Milan Radoiçiq, të publikuar në faqen e këtij subjekti politik në Facebook (shih këtu).


Për të vërtetuar se ngjarja nuk është aktuale, hibrid.info ka kontrolluar dhe ka gjetur edhe artikuj nga mediat tjera, të cilat kanë raportuar mbi reagimin e Radoiçiq në shtatorin e vitit 2023 (shih këtu dhe këtu).


Hibrid.info edhe më herët ka trajtuar publikime të ngjashme nga llogaria në fjalë me tendencë për të paraqitur lajmet e vjetra si aktuale (këtu dhe këtu).


Analiza:

Artikulli i vitit të kaluar mbi një reagim të ish-nënkryetarit të Listës serbe, ripublikohet nga një llogari në Facebook.

Mos saktësimi i arsyeve dhe datës së publikimit të lajmit, mund ta paraqesë at si aktual për audiencën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere