Të fundit | Inteligjenca artificiale në fushatat politike: mes ilustrimit të premtimeve… Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull të rremë

HIBRID

Artikulli me titull “Vuçiqi nga Beogradi përkrah idenë e LDK-së, Si e komentoni?” është publikuar sot (31 janar) nga portali i dyshimtë “specialja.com”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky lajm është i vjetër, i publikuar më 12 janar 2019. Ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë këtë lajm si aktual, duke ia ndryshuar titullin, në mënyrë që të tërheqë vëmendjen e lexuesve.

Teksti i artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”:

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë mirë që është deklaruar pro heqjes së taksës kundër Serbisë. / Hap 5 sek marketingun vazhdo PAMJET EKSKLUZIVE

Ka thënë se Partia e Isa Mustafës ka kërkuar të dëgjohet këshilla e Presidentit Donald Trump për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe e boshnjake.

“Ne djemi duke pritur për të parë nëse shqiptarët do të marrin një vendim. Mendoj se është shumë më lehtë sot kur LDK dole me një deklaratë të tillë se nuk është mirë që Prishtina të mos e dësgjojë këshillën e Trumpit”, ka thënë Vucic, në Beograd.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “specialja.com”:

https://specialja.com/lajme/2021/01/31/vuciqi-nga-beogradi-perkrah-idene-e-ldk-se-si-e-komentoni/?fbclid=IwAR0mlDwnbs_dLv6KS_um-g9kKFS_vjExjTyBz3UrypB3aL36byqSmaORLIs

Më poshtë mund të gjeni vegëzat e artikullit origjinal të publikuar nga disa media online më 12 janar 2019.

https://ballkani.info/vuciq-i-lumtur-qe-ldk-ja-dhe-isa-mustafa-po-kerkojne-heqjen-e-takses/

https://orainfo.net/ldk-ja-pro-heqjes-se-takses-ndaj-serbise-ja-%D2%ABfare-thote-vu%D2%ABiqi/


Analiza:

“Specialja.com” ka përdorur një lajm të vjetër, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke ia ndryshuar titullin. Me këtë veprim ky portal i dyshimtë synon që të tërheqë vëmendjen e lexuesve, duke i shtyrë të klikojnë në artikull. Pas verifikimit nga hibrid.info, del që ky artikull kategorizohet si “clickbait” dhe “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere