Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Email-a mashtrues që vijnë gjoja nga Western Union me pretendimin se do kompensoheni me para

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Ndjekës të platformës hibrid.info kanë dërguar një email për verifikim, të cilin e kanë pranuar sot (25 korrik).

Në këtë email pretendohet se i njëjti është dërguar nga institucioni financiar për transferim parash “Western Union” dhe se pranuesi i mesazhit, përmes këtij institucioni ka fituar shumën prej 8.5 milionë dollarëve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Çka gjeti hibrid.info?

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka gjetur se ky email nuk është dërguar nga Western Union dhe se Fondi Monetar Ndërkombëtar nuk autorizon, verifikon, monitoron ose asiston në kontratat ose pagesat e trashëgimisë ndërmjet palëve të treta dhe/ose qeverive, e as nuk miraton aktivitetet e ndonjë banke, institucioni financiar ose agjencie tjetër publike ose private.


Pjesë nga përmbajtja e email-it, e përkthyer në shqip:

Dëshiroj t’ju informoj se FMN-ja ka lëshuar fondin tuaj të kompensimit në vlerën 8.5 milionë dollarë amerikanë të lëshuar në emrin tuaj dhe paratë janë depozituar në zyrën e western union në formën e kartës së kreditit MTCN. Ju do të merrni fondin çdo ditë dhe me një kufi prej $5000 në ditë derisa fondi i plotë t’ju paguhet plotësisht…

Ne kemi dërguar pagesën tuaj të parë 5,000 $ MTCN ( 449 113 7401 ) MË POSHTË ËSHTË PAGESA JUAJ E PARË 5 $,OOO.OOUSD


Në këtë email kërkohet që pranuesi i saj të japë të dhënat personale si, emrin, qytetin, adresën, numrin e telefonit dhe skenimin e pasaportës.

Dërguesi i këtij mesazhi elektronik nuk shfaq email me emër të institucionit financiar “Western Union”. Ky mesazh vjen nga email-i faouziaco7@gmail.com.

Po ashtu, në fund të këtij email-i shfaqet një numër telefoni (+1(213) 464-7484), përmes së cilit bëhet thirrje të kontaktohet “Western Union”.

Në ueb-faqen zyrtare të “Western Union” në rubrikën “Contact Us” (Kontakti), shfaqen numra tjerë për kontakt. (shih këtu)


Hibrid.info ka gjetur edhe njoftimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar të publikuar në ueb-faqen e tyre zyrtare, përmes së cilit sqarohet se po dërgohen email-a mashtrues në emrin e kësaj organizate ndërkombëtare. (shih këtu)


Analiza:

Mesazhe elektronike (email) kanë pranuar disa qytetarë të Kosovës, në të cilët pretendohet se vijnë nga Western Union, institucion financiar për transferim parash.

Në këtë email thuhet se pranuesi i këtij email-i ka fituar shumën prej 8.5 milionë dollarëve të cilat do jepen si kompensim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky mesazh elektronik nuk ka ardhur nga ndonjë email zyrtar që mban emrin e “Western Union” dhe po ashtu, numri kontaktues që jepet në këtë mesazh, nuk është i këtij institucioni financiar.

FMN përmes ueb-faqes zyrtare ka njoftuar se nuk autorizon, verifikon, monitoron ose asiston në kontratat ose pagesat e trashëgimisë ndërmjet palëve të treta dhe/ose qeverive, e as nuk miraton aktivitetet e ndonjë banke, institucioni financiar ose agjencie tjetër publike ose private.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë email si “Mashtrim”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere