Të fundit | Fenomeni “Pink Slime”: Kur faqet që paraqiten si media u japin përmbajtjeve… Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,…
[ ARTIKULLI ]

Nuk argumentohet vërtetësia dhe autenticiteti i shpalljes për mbështetje financiare për shërim

FATBARDH DEMA

Portali informativ “GazetaDemos.com” ka publikuar dje (4 maj) një njoftim përmes së cilit pretendohet për gjendjen e vështirësuar të një personi për të cilin kërkohet mbështetje financiare për shërim.

Megjithatë, në këtë njoftim nuk ofrohet informacione të detajuara që e bëjnë të qartë llojin e sëmundjes të cilën e vuan personi. E vetmja informatë që bëhet e ditur përmes këtij postimi është pretendimi se gjendja e vështirësuar shëndetësore e këtij personi ka ardhur si rezultat i një aksidenti, dhe në postim bëhet i ditur edhe emri i personit, që pretendohet se quhet Ardit Gashi, për të cilin thuhet se nevojiten 37 mijë euro për shërim.

Duke ditur se në këtë njoftim thuhet se personi në fjalë ka pësuar aksident në rrugën Prishtinë – Prizren dhe duke mos përmendur se në cilin spital është i shtrirë ai, kjo lë të kuptohet se me shumë gjasë ai është duke u trajtuar në ndonjë nga spitalet e Kosovës.

Hibrid.info ka bërë gjurmimin për të identifikuar autenticitetin e fotografisë dhe faza e fundit e këtij gjurmimi na dërgon tek një fotografi që ka ngjashmëri me këtë. Detajet e ambientit përreth përputhen me një fotografi të realizuar në një spital në Florida të SHBA-ve.


Vegëza e postimit të këtij njoftimi në portalin informativ “GazetaDemos.com”:

https://gazetademos.info/keerkohet-ndihme-per-sherimin-e-ardit-gashit-i-cili-u-lendua-ne-nje-aksident-te-rende/?fbclid=IwAR3cK_K9pP7KWM7YLO4yX1CvgabyilsjXhXLcy1EbU3yYG-5izLCKXV029w


Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info përmes makinave online të kërkimit, është vërtetuar se kjo fotografi nuk është realizuar në ndonjë spital në Kosovë, por me shumë gjasë në ambientet e spitalit në Florida të SHBA-ve “HCA Florida Lawnwood Hospital”.


Pas kërkimit të personit me emër “Ardit Gashi” në median sociale Facebook, hibrid.info ka arritur të gjejë një llogari të hapur dje (4 maj) me këtë emër, në fotografinë e së cilit shihet personi i njëjtë me të njëjtin njoftim të publikuar në “GazetaDemos.com”.

Kjo llogari ka vetëm një ndjekës, që e bënë ende më dyshues njoftimin për kërkimin e mjeteve financiare për shërimin e këtij personi. (shih këtu)


Me të njëjtin emër “Ardit Gashi” më herët është publikuar edhe një njoftim i tillë por me fotografi tjetër, përmes së cilit ishte bërë thirrje për ndihmë financiare për shërim. Megjithatë, ai njoftim kishte rezultuar i rremë, i cili është trajtuar nga emisioni “Expose”. (shih këtu)


Në fazën e fundit të kërkimeve të kryera nga hibrid.info, nuk është arritur të gjendet fotografia autentike. Por, pas rezultateve të shfaqura përmes “InVID”, është vërtetuar se fotografia e njoftimit e publikuar në “GazetaDemos.com”, me shumë gjasë është realizuar në ambientet e spitalit në Florida të quajtur “HCA Florida Lawnwood Hospital. (shih këtu)

Më poshtë mund të gjeni ngjashmëritë e ambientit të spitalit në Florida, të cilat e argumentojnë edhe më shumë se fotografia nuk është realizuar në Kosovë. Shtuar këtu edhe ngjyrën dhe modelin e rrobave të pacientëve, të cilat janë të njëjta.


Analiza:

Bazuar në kontrollin e fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se “GazetaDemos.com” ka publikuar një njoftim me të dhëna të pa verifikuara.

Në njoftimin e publikuar në Facebook nga llogaria “Ardit Gashi”, mungojnë të dhëna shtesë lidhur me sëmundjen që pretendohet se vuan ai. Gjithashtu, nuk bëhet e qartë se gjendja e tij është rënduar vetëm nga aksidenti apo nga ndonjë sëmundje tjetër. Po ashtu pretendimi se ai vuan nga një sëmundje, nuk argumentohet pasi nuk jepen të dhëna shtesë që specifikojnë llojin e sëmundjes.

Gjithashtu, është arritur të vërtetohet se me shumë gjasë fotografia nuk është realizuar në Kosovë, bazuar me ngjashmëritë e imazhit të gjetur në gjetur në internet, i cili është realizuar në ambientet e një spitali në Florida.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë publikim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere