Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek…
[ ARTIKULLI ]

Nuk do të ketë rritje të pensioneve nga muaji shtator

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” dje (30 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Nga muaji shtator rritet pensioni, Ja sa eshte vlera e rritjes”.

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull përmban titull të rremë, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, ka arritur të vërtetoj se lajmi është i vjetër, i muajit mars, i publikuar nga portali informativ “Panorama.com.al” e që ka të bëjë me rritjen e pensioneve në Shqipëri nga muaji prill.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “web3lajme.icu”:

Nga muaji prill rritet pensioni, Ja sa eshte vlera e rritjes. Njoftime te mira per pensionistet Edi Rama e ka bërë realitet dhe prej muajit prill pensionet do të rriten me 3.3 për qind. Përmes kësaj skeme shtesa që do të përfitojnë pensionistët do të jetë nga 4 mijë lekë deri në 10 mijë lekë të vjetra në muaj.DUKE E HAP REK LAMEN ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI ME TEPER


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “web3.lajme.icu”:

https://web3.lajme.icu/2022/08/30/nga-muaji-shtator-rritet-pensioni-ja-sa-eshte-vlera-e-rritjes/?fbclid=IwAR35ZB6xGzx90eqKoqTmLRI888DTbG-Lz97qVccrKH1i1Srhp0GJ6RQkhkU

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu)


Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (15 mars) nga mediumi online “Panorama.com.al”.


Portali i dyshimtë “web3.lajme.icu” me datë 20 gusht kishte publikuar artikullin e njëjtë, por që atëherë i kishte vënë titull dhe përmbajtje të rreme me pretendimin se pensionet do të rriten nga muaji tetor. Edhe ky artikull ishte verifikuar nga hibrid.info, duke u vlerësuar si “lajm i rremë”. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “web3.lajme.icu” ka publikuar një lajm të vjetër të muajit mars, që flet për rritjen e pensioneve në Shqipëri nga muaji prill.

Megjithatë, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë atë si aktual, duke i ndryshuar titullin me pretendimin e rremë se rritja e pensioneve do të nisë nga muaji shtator.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere