Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nuk do të ketë rritje të pensioneve nga muaji tetor

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” ka publikuar një artikull me pretendimin se nga muaji tetor do të ketë rritje të pensioneve.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është tërësisht i fabrikuar, i cili përmban titull dhe përmbajtje të rreme.

Hibrid.info pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, ka arritur të vërtetoj se lajmi është i vjetër, i muajit mars, i publikuar nga portali informativ “Panorama.com.al” e që ka të bëjë me rritjen e pensioneve në Shqipëri nga muaji prill.

Pra, ky portal i dyshimtë ka marrë disa pjesë nga ky artikull i vjetër, të cilin e ka ndryshuar duke pretenduar se rritja e pensioneve do të fillojë nga muaji tetor.


Artikulli i publikuar nga portali i dyshimtë “web3.lajme.icu”:

Erdhi dita e Pensionisteve!!Nga TETORI u rritet pensioni..

Nga muaji qershor rritet pensioni, Ja sa eshte vlera e rritjes. Njoftime te mira per pensionistet Edi Rama e ka bërë realitet dhe prej muajit Tetor pensionet do të rriten me 3.3 për qind. Përmes kësaj skeme shtesa që do të përfitojnë pensionistët do të jetë nga 4 mijë lekë deri në 10 mijë lekë të vjetra në muaj.DUKE E HAP REK LAMEN ME POSHTE JU KENI MUNDESI TE LEXONI ME TEPER


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “web3.lajme.icu”:

https://web3.lajme.icu/2022/08/20/erdhi-dita-e-pensionistevenga-tetori-u-rritet-pensioni/?fbclid=IwAR02RyPZiSMBaCOrrfEsTvQIgmyq5-pkSuQ0WaDtje9ikdItqOyNAhE_Cq4

I njëjti artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “33shi.com”, e cila numëron afër 50 mijë ndjekës. (shih këtu)


Nga hulumtimi i kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (15 mars) nga mediumi online “Panorama.com.al”.


Analiza:

Portali i dyshimtë “web3.lajme.icu” ka publikuar një lajm të vjetër të muajit mars, që flet për rritjen e pensioneve në Shqipëri nga muaji prill.

Megjithatë, ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë atë si aktual, duke i ndryshuar titullin dhe përmbajtjen me pretendimin e rremë se rritja e pensioneve do të nisë nga muaji tetor.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere