[email protected]
Nuk faktohet pretendimi se prapa dy arrestimeve në Kllokot fshihet plan për dëbimin serbëve
shape
shape
shape

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar pardje (12 janar) një artikull më pretendimin se arrestimi i dy qytetarëve të komunitetit serbë të arrestuar në Kllokot, për të shtëna më armë në ajër gjatë festimit të Krishtlindjeve Ortodokse, paraqet qëllimin për dëbimin e serbëve nga vendbanimet e tyre.

Titujt e artikujve të publikuar në mediat serbe janë: “ARRESTOHEN NË KLLOKOT DY TË RINJ SERBË: Policia e Kurtit kontrolloi shtëpitë e tyre dhe më pas i mori” dhe “KURTI VAZHDON TERRORIN NDAJ SERBËVE! Dy të rinj me kombësi serbe janë arrestuar në Kllokot”.

Artikulli bazohet në komunikatën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e cila, rastin e arrestimit, e interpreton si ushtrim të presionit ndaj serbëve me qëllim dëbimin nga shtëpitë e tyre.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy qytetarë të komunitetit serb (nga 3 të dyshuar) janë arrestuar për armëmbajtje pa leje, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim të armës.

Vegëzat e artikujve të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

https://informer.rs/vesti/politika/763363/privedena-dvojica-mladica-srpske-nacionalnosti-klokotu

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1191318/dvojica-srpskih-mladica-privedena-klokotu-kurtijeva-policija-pretresla-kuce-odvela

Pjesë të artikujve të publikuar në mediat në gjuhën serbe:
Dy të rinjtë me kombësi serbe, Dejan M. (27) dhe Aleksandar S. (31), janë arrestuar në Kllokotë të Kosovës dhe Metohisë, pasi gjatë festës së Krishtlindjes në portën e kishës, disa të shtëna me armë zjarri në ajwr, njoftoi Zyra për Kosovë dhe Metohi.

Kjo ushtron presion shtesë mbi serbët dhe frikësohet në mjedisin serb, me qëllim të qartë për t’i bërë ata të shqetësuar dhe për t’i dëbuar nga vatrat e tyre.


Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, në komunikatën e publikuar për rastin e arrestimit të dy të rinjve të komunitetit serb në Kllokot, për shkak të shtënave në ajër me armë në festën e Krishtlindjeve Ortodokse serbe, ka pretenduar se “nëpërmjet kësaj u është mohuar serbëve festimi dhe se kjo po bëhet me qëllim të sjelljes së frikës, për t’i bërë ata të shqetësuar dhe për t’i dëbuar nga shtëpitë e tyre”. (këtu)

Këto pretendime të këtij institucioni serb të bëra mbi qëllimet e supozuara të, siç thuhet, Kurtit për t’i frikësuar serbët, nuk kanë ndonjë bazë argumentuese.


Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy qytetarë të komunitetit serb në Kllokot (nga 3 të dyshuar) janë arrestuar me dyshimin për armëmbajtje pa leje, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim të armës.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative, sigurimit dhe analizimit të video inçizimeve ka identifikuar tre të dyshuar serb kosovar nga të cilët ka arrestuar dy nga ta A.S. (1992) dhe D.M.(1996) pasi të njëjtit dyshohet se me datën 07.01.2023 në Kllokot rreth mesnatës me rastin e festimit të festës së ,,Krishtlindjeve Ortodokse’’ në Kllokot kanë shtënë me armë zjarri duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm. I dyshuari i tretë po ashtu serb kosovar nuk është arritur që të takohet dhe i njëjti është në kërkim policor.” (këtu)

Sipas Policisë, dy të dyshuarit e lartcekur, pas shoqërimit në zyrat e Njësisë së Hetimeve Rajonale Gjilan, janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’, ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Përdorimi i armës’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore.” (këtu)

Bazuar në këtë, dy të rinj të komunitetit serb janë arrestuar për shkak të shkeljeve të rendit dhe jo për ndonjë qëllim të frikësimit me idenë e dëbimit të tyre nga vendbanimet siç pretendohet.


Analiza:

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar një artikull më pretendimin se arrestimi i dy qytetarëve të komunitetit serbë të arrestuar në Kllokot të Gjilanit, për të shtëna më armë në ajër gjatë festimit të Krishtlindjeve Ortodokse, paraqet qëllimin për dëbimin e serbëve nga vendbanimet.

Artikulli bazohet në komunikatën e Zyrës për Kosovën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e cila, rastin e arrestimit e interpreton si ushtrim të presionit ndaj serbëve me qëllim dëbimin nga shtëpitë e tyre.

Në anën tjetër, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy qytetarë të komunitetit serb (nga 3 të dyshuar) janë arrestuar për armëmbajtje pa leje, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe përdorim të armës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “manipulim i fakteve”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others