Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë për ardhjen e 600 pjesëtarëve të “Wagner” gjatë korrikut në Kosovë

FATBARDH DEMA

Llogaria me emër “kijameti2024” ka publikuar dje (11 korrik) një video-material ku pretendohet për hyrjen e 600 pjesëtarëve të grupit mercenar rus “Wagner” në Kosovë, në fillim të korrikut.

Hibrid.info ka vërtetuar se pretendimi i publikuar është i pabazuar.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “kijameti2024”:

https://www.tiktok.com/@kijameti2024/video/7254615225767316763

Hibrid.info kishte publikuar më herët një artikull mbi praninë e grupi mercenar rus “Wagner”, në Kosovë (shih këtu).


Hibrid.info kishte arritur të vërtetojë se dyshimet mbi praninë e grupit “Wagner” në Kosovë, nuk janë të bazuara në fakte dhe se për to mungon konfirmimi nga institucionet zyrtare.

Po ashtu me anë të hulumtimit nëpërmjet makinave të kërkimit, hibrid.info ka gjetur një artikull të mediumit “Gazeta Express”, të datës 03 korrik, marrë nga mediat boshnjake, ku tregohet për mundësinë e ardhjes së mercenarëve rus të “Wagner” në Serbi, si shkak i Kosovës, çka tregon se edhe më tutje prania e mercenarëve të këtij grupi në Ballkan, më saktësisht në vendin tonë, ende nuk është e dëshmuar (shih këtu).


Kurse sa i përket pamjeve të shfaqura në video-material, hibrid.info nuk ka arritur të gjejë të dhëna që dëshmojnë lokacionin e asaj çfarë shihet në video. Hibrid.info ka gjetur të njëjtën video të publikuar më se largu në datën 02 qershor, gjë e cila nuk përputhet me pretendimin për hyrjen e pjesëtarëve të këtij grupi, në korrik (shih këtu).


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve, është vërtetuar se pretendimi për praninë dhe hyrjen e pjesëtarëve të grupit mercenar rus “Wagner”, gjatë muajit korrik në Kosovë, nuk qëndron.

Pretendimi është bazuar nga një video e vjetër e publikuar në qershor si dhe nuk mbështetet në faktet dhe në burimet e institucioneve zyrtare.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere