[email protected]
Titull përgjithësues që nuk sqaron se aksidenti ka ndodhur në Turqi
shape
shape
shape

Një portal informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull me titull “Aksident i frikshëm/ Autobusi plot me pasagjerë përplaset ‘kokë më kokë’ me kamionin, raportohet për të plagosur”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, më saktësisht në kreun e artikullit, ku thuhet “Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku si pasojë e përplasjes së një autobusi pasagjerësh me një kamion, 19 persona kanë mbetur të plagosur”.

Nisur nga fakti që ky portal informativ është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtjet e publikuara nga ky portal janë në gjuhën shqipe, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në ndonjë nga vendet shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “Sot.com.al”:

https://sot.com.al/bota/aksident-i-frikshem-autobusi-plot-me-pasagjere-perplaset-koke-me-koke-me-ka-i640289?fbclid=IwAR0526onAVxgNbS0278LkzoY1CPT3UZHoqJzfueD9R0oBHHOe20hlfK3kYA


Për të vërtetuar edhe më tej faktin se kjo ngjarje ka ndodhur në Turqi, hibrid.info ka gjetur artikullin për ngjarjen e njëjtë të publikuar nga mediumi turk “Trthaber.com”, ku tregohet se aksidenti ka ndodhur në autostradën e Marmarasë Veriore, në Turqi. (shih këtu)


Analiza:

Aksidenti i ndodhur në Turqi, është paraqitur pa specifikuar lokacionin në titullin e portalit, Sot.com.al – duke nënkuptuar mundësinë e ngjarjes në territorin e ndonjërit prej shteteve shqip-folëse në rajon, duke vënë në këtë mënyrë në lajthitje lexuesit.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others