Të fundit | Titull i pabazuar për mundësinë e kandidimit të Gërvallës për presidente Të fundit | Titulli nuk e sqaron se bëhet fjalë për kallëzim penal dhe kërkesë individu… Të fundit | Trumpi s’e ka kërcënuar Serbinë me bombardim për Kosovën, videot janë gjene… Të fundit | Pretendim i pabazë për ndërlidhje të Haradinajt me projekte në Beograd Të fundit | Deklaratat e përsëritura të Kurtit për gazin amerikan paraqiten në mënyrë ç… Të fundit | Ndërtimi i narrativave serbe për Kosovën përmes deklaratave të një ministre… Të fundit | Narrativa të vjetra, pretendime të reja: Si u ringjall teoria e “izraelizim… Të fundit | Titulli lë të kuptohet se lirimi i Thaçit me kusht është i sigurt Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin qershor 2026 Të fundit | Imazhet dhe videot e manipuluara që qarkulluan gjatë Botërorit 2026
[ ARTIKULLI ]

Pamjet nuk tregojnë armatimin me të cilin është pajisur FSK-ja

HIBRID

Një llogari në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar sot (16 mars) një video-material, që paraqet pamje të një helikopteri teksa zbret me një ngarkesë, e cila duket të jetë një tank.

Këtij video-materiali i është vendosur edhe mbishkrimi që pretendon se pamjet tregojnë armë të rënda luftarake, të cilat i përkasin Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Por, pas verifikimit të hibrid.info, nuk janë gjetur dëshmi që vërtetojnë se FSK ka në pronësi armë të tilla.

Bazuar nga fakti se llogaria në fjalë ka rreth 11 mijë ndjekës, hibrid.info vlerëson se pretendimi në fjalë, mund të nënkuptohet si i vërtetë audienca.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “mtrks25” në TikTok:

https://www.tiktok.com/@mtrks25/video/7346755817498250502

Hibrid.info ka hulumtuar përmes programit automatik të kërkimit, “InVid” dhe ka gjetur videon e njëjtë të publikuar gjatë muajit shkurt në disa nga platformat e tjera si Youtube, Instagram e po ashtu edhe në TikTok (shih këtu, këtu dhe këtu).


Të dhënat e gjetura nga përshkrimet që iu bëhen videos, në këto platforma, tregojnë se bëhet fjalë për një helikopter gjerman, me emër “Sikorsky CH-53 Sea Stallion” (këtu).


Hibrid.info ka hulumtuar me anë të makinës së kërkimit “Google”, mbi informacionet e fundit rreth pajisjes së FSK-së me mjete ushtarake, dhe ka gjetur artikujt që tregojnë se FSK-së para katër ditësh (12 mars) u janë shtuar 15 kamionë ushtarakë gjermanë,  (shih këtu, këtu dhe këtu).


Po ashtu edhe në kërkimin në po të njëjtën makinë, me fjalët kyçe “armatimet e fsk”, është gjetur një artikull i publikuar në vitin 2022 mbi armët dhe pajisjet ushtarake të FSK-së, në të cilën nuk paraqitet armatimi i pretenduar në video-materialin e trajtuar nga hibrid.info (shih këtu).


Analiza:

Pretendimi se FSK është pajisur me armatim të rëndë nga një video-material i publikuar në TikTok, nuk është i vërtetë.

Hibrid.info ka verifikuar dhe vërtetuar se bëhet fjalë për armatim gjerman, të cilat Forca e Sigurisë së Kosovës, nuk i posedon.

Po ashtu edhe pajisjet e fundit ushtarake me të cilat FSK është furnizuar, janë 15 kamionë ushtarakë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere