[email protected]
Video-materiali që paraqet një rrugë të dëmtuar, nuk është realizuar në Tetovë
shape
shape
shape

Llogaria në TikTok që mban emrin “bisha__666” ka publikuar sot (13 nëntor) një video-material që shfaq pamje të një rruge të dëmtuar.

Mbishkrimi në video-material pretendon se pamjet tregojnë gjendjen e një rruge në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, në vitin 2023.

Duke u bazuar në komentet në video-material që e vënë dyshim vend-ndodhjen e pretenduar të kësaj rruge, hibrid.info ka verifikuar dhe vërtetuar se pamjet më të vjetra janë të gjetura në vitin 2020 dhe se nuk ka konfirmim se ato janë marrë nga Tetova.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “bisha__666”:

https://www.tiktok.com/@bisha__666/video/7300917684370197793

Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info e ka gjetur videon e njëjtë të publikuar në vitin 2020 në Facebook nga llogaria e një inxhinieri arab me emrin Ayman Kandeel.

Ndonëse në përshkrimin e videos së publikuar nuk tregohet se nga cili vend paraqitet ngjarja, autori është munduar të paraqesë rëndësinë e mirëmbajtjes së rrugës (shih këtu).


Hibrid.info ka gjetur po ashtu edhe një tjetër artikull nga një medium në gjuhën sllovake, në përshkrimin e të cilit tregohet se pamjet e video-materialit në fjalë, janë marrë nga Calpulalpan të Meksikës (shih këtu).


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material, ku shfaqet pamje të një rrugë e dëmtuar në vitin 2023, për të cilën pretendohet se gjendet në Tetovë.

Hibrid.info ka gjetur videon e njëjtë të publikuar nga një inxhinier arab dhe nga një medium sllovak, që nuk e konfirmojnë se bëhet fjalë për pamje që shfaqin rrugë të dëmtuar në Tetovë.

Bazuar në metodologinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë video-materia si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Share With Others