[email protected]
Personazhet në fotografi janë nga New York-u dhe jo ata që përshkruhen në përmbajtje të artikullit
shape
shape
shape

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, kanë publikuar një artikull me titull “Ki besim te une”/ I riu nga Kosova ‘i fiton zemren’ të moshuares dhe ja merr 135 mije euro”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky lajm është i vjetër, i publikuar në dhjetor të vitit 2021. Ndërsa fotografia e përdorur në këtë artikull nga këto portale të dyshimta nuk është e personave të apostrofuar në përmbajtje.

Në përmbajtje gjendet lajmi i vitit 2021 rreth një ngjarje që kishte ndodhur atëkohë, kur një i ri me prejardhje nga Kosova kishte mashtruar një grua të moshuar nga Tirana, duke ja zhvatur plot 135 mijë euro.

Mirëpo, në fotografinë e paraqitur në artikull, është vërtetuar se ajo nuk u përket këtyre personave.

Hibrid.info pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, ka arritur të vërtetojë se kjo fotografi i përket një artikulli tjetër, e që flet për një rrëfim dashurie nga New York-u (SHBA) mes një 85 vjeçareje të quajtur Hattie dhe 39-vjeçarin e quajtur John.


Artikulli i vjetër me fotografi të sajuar është publikuar nga portalet e dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe si “sot.lajmengabota.com”, “todaynews64.com”, “news27link.com”, “newsmore24.com” dhe “todaynews64.com”.

Pas hulumtimit të kryer përmes rrjeteve sociale, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë artikull të publikuar edhe nga disa faqe në Facebook si “Mesazhi Shqiptar”, “News”, “33shi.com”, “Diaspora Sot” dhe “Intuita”.


Hibrid.info pas kërkimit online ka arritur të gjejë fotografinë e përdorur në këtë artikull, ku është vërtetuar se në të shihet portreti i dy personave të huaj, 89-vjeçares Hattie dhe 39-vjeçarit John. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më shumë se fotografia nuk i përgjigjet përmbajtjes dhe se lajmi është i vjetër, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (dhjetor 2021) të publikuar në media online në gjuhën shqipe. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull të vjetër të cilin janë munduar ta paraqesin si aktual. Gjithashtu këtij artikulli i është vënë fotografi e sajuar e dy personazheve të huaj (Hattie dhe John) me pretendimin që burrin në fotografi ta paraqesin nga Kosova.

Pas verifikimit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Mashtrim”.

Share With Others