Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova Të fundit | Mihali nuk ka bërë krahasimin mes Listës Serbe dhe nënkryetarëve të PDK-së… Të fundit | Kur temat sociale bëhen karrem për klikime Të fundit | Mbishkrimet nuk e tregojnë se vendimi për këto shtesa është marrë në Greqi Të fundit | Stërvitjet e KFOR-it paraqiten pabazë si përgatitje për trazira në Kosovë Të fundit | Nuk është e vërtetë se nga 7 shtatori shtetasit e Shqipërisë duhet të kenë… Të fundit | Videoja e vjetër nga Indonezia paraqitet rrejshëm si gjendje e rrugëve në K… Të fundit | Rikthehet narrativa e pabazë se bashkëpunimi Kosovë–Shqipëri–Kroaci përbën…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Policia e Kosovës ka arrestuar spiunë serbë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “analiza.albaniaarticle.info” dje (21 gusht) ka publikuar një artikull me titull “Policia e Kosovës i tregon ‘muskujt’: I ‘arreston spiunët’ e Serbisë në këtë qytet”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se titulli është i sajuar, i cili nuk përputhet me përmbajtjen.

Në përmbajtje gjendet lajm i vjetër, i publikuar më 7 korrik nga portali informativ “lajmi.net”, i cili ka të bëjë me aksionin e Policisë së Kosovës në qytetin e Shtërpcës, atëkohë kur janë larguar kamerat e vendosura ilegalisht nga strukturat serbe, si dhe ishte arrestuar ish kryetari i komunës, Bratisllav Nikoliq, si i dyshuar për koordinim të këtyre aktiviteteve.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali i dyshimtë “analiza.albaniaarticle.info”:

https://analiza.albaniaarticle.info/lajme/policia-e-kosoves-i-tregon-muskujt-i-arreston-spiunet-e-serbise-ne-kete-qytet/?fbclid=IwAR1I-LDFQN42rqItyloSnH7MmwLLS9FGXua8wn9aEW5CPNZoQRcSYaZ4bxg

Artikulli i publikuar nga ky portal i dyshimtë i lartcekur është shpërndarë sot (22 gusht) edhe në Facebook nga faqja “Analiza”, e cila numëron afër 60 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në “lajmi.net”, i cili është marrë nga portali i dyshimtë “analiza.albaniaarticle.info”, duke i ndryshuar titullin. (shih këtu)


Lidhur me këtë aksion të Njësisë Speciale në Shtërpcë, kishte folur edhe prokurori Rasim Maloku. Ai kishte thënë se i arrestuari Nikolliq, akuzohet për vendosjen e këtyre kamerave vëzhguese në mënyrë ilegale, veprim ky i bërë nga strukturat ilegale serbe.

“Ky aksion nuk lidhet direkt me ndërtimet pa leje në Brezovicë por ndërlidhet me disa të arrestuar të Brezovicës pasi që njëri nga ta, përkatësisht ish kryetari i komunës Bratisllav Nikoliq është edhe koordinator i strukturave ilegale e që këto struktura kanë menaxhuar  me kamerat e sigurisë që kanë monitoruar lëvizjet e qytetarëve dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës e që këto informacione janë përcjellë në strukturat e sigurisë në Serbi”, ishte shprehur Maloku për Kallxo.com. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “analiza.albaniaarticle.info” dje (21 gusht) ka publikuar një artikull të vjetër të muajit korrik lidhur me aksionin e Njësisë Speciale në Shtërpcë , ku ishte arrestuar ish kryetari i kësaj komune – Bratisllav Nikoliq.

Mirëpo, këtë artikull ky portal i dyshimtë është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë me pretendimin se Policia e Kosovës ka arrestuar spiunë nga Serbia.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere