Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka të dhëna rreth pagave në kompaninë e hapur në Prizren

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Ranknews3.com” ka publikuar dje (13 nëntor) një artikull me titull “Investitorë nga Zvicra e Gjermania hapin fabrikë në Kosovë, ja pagat”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar, i cili nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Me anë të titullit, autori pretendon se në përmbajtje paraqiten të dhënë rreth pagave në këtë fabrikë, e cila është një kompani prodhuese me investim gjermano-zviceran.

Mirëpo, në përmbajtje nuk ka asnjë të dhënë rreth pagave, siç pretendohet rrejshëm në titullin e këtij artikullit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Ranknews3.com”:

https://ranknews3.com/2022/11/13/investitore-nga-zvicra-e-gjermania-hapin-fabrike-ne-kosove-ja-pagat/?fbclid=IwAR1Z1LWyRgR3f32uXkSDgVNwHvZr4o83YsakLqFhAQvnf4hHlzxgbXv_kIw

Ky artikull me titull të sajuar është shpërndarë edhe nga disa faqe në Facebook si “Gazeta”, “Gazeta Ditore” dhe “FokusPress”, të cilat në këtë postim kanë grumbulluar numër të madh komentesh e reagimesh. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në portalin e televizionit publik të Kosovës “Rtklive.com”. (shih këtu)

Pra, ky portal i dyshimtë këtë artikull rezulton ta ketë marrë nga “Rtklive.com” të cilit më pas i ka vënë titull të sajuar.


Analiza:

Portali i dyshimtë “Ranknews3.com” ka publikuar një artikull të cilin rezulton ta ketë marrë nga “Rtklive.com”, i cili flet për hapjen e një fabrike në Prizren e që është investim gjermano-zviceran.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vënë titull të sajuar, duke pretenduar se në përmbajtje gjenden të dhëna lidhur me pagat në këtë fabrikë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere