Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Raportohet gabimisht për numrin e golave të shënuar nga Muriqi në La Liga

FATBARDH DEMA

Portali “GazetaBlic.com” në faqen zyrtare në Facebook kushtuar sportit “GazetaBlic Sport”, dje (4 maj) ka publikuar një postim me pretendimin se sulmuesi kosovar i Mallorca-s, Vedat Muriqi, ka arritur në kuotën e 12 golave me ekipin spanjoll gjatë këtij sezoni.

Mirëpo, pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim është i pasaktë, pasi që Muriqi tashmë ka arritur të realizojë gjithsej 13 gola për Mallorca-n.


Vegëza e postimit në Facebook nga faqja “GazetaBlic Sport”:

https://www.facebook.com/GazetaBlicSport/posts/pfbid02NmcZF6CGBWYbUAYBatPMX2sGMboULrHFzLcihVGd8Qh8nwha7rvnoJMGX2QgkGUzl


Pas hulumtimit në ueb-faqen zyrtare të ligës spanjolle në futboll “La Liga” në rubrikën e golashënuesve më të mirë të këtij sezoni, shihet se Vedat Muriqi aktualisht zë pozitën e 5-të në tabelë me 13 gola të shënuar. (shih këtu)

Screenshot i tabelës së golashënuesve më të mirë të sezonit 2022/23 në La Liga


Muriqi mbrëmë realizoi golin e 13-të në këtë sezon, dhe këtë e arriti në ndeshjen kundër Girona-s, të cilën skuadra e tij e humbi me rezultat 2 me 1. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “GazetaBlic Sport” ka pretenduar gabimisht se Vedat Muriqi ka shënuar 12 gola këtë sezon me skuadrën spanjolle Mallorca.

Pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se sulmuesi kosovar deri tani ka arritur kuotën e 13 golave në ligën spanjolle “La Liga”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere