Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pohime të rreme që pretendojnë se vaksina COVID -19 shkakton kancerin

HIBRID

Një drejtues emisioni i lidhur me faqen e internetit “Infowars” që publikon teori të konspiracionit, në një video të publikuar ka bërë pretendime të shumta të rreme që gjoja vaksinat e COVID-19 shkaktojnë kancerin.

Owen Shroyer, i cili u akuzua në gusht për rolin e tij në trazirat e Kapitolit të 6 janarit (këtu), transmeton shfaqjen e tij çdo ditë në një platformë Infowars.

Në një video të publikuar në tetor, banori i Teksasit u tha audiencës se “vaksinat po shkaktojnë kancer”, përpara se të përshkallëzonte pretendimin e tij për të thënë se autoritetet e Shteteve të Bashkuara “e dinin që vaksinat po shkaktojnë kancer” (këtu) dhe (këtu).

Rasti Studimi i rremë

Shroyer e filloi klipin shtatë minutësh me rrëfimin e një rasti të një gruaje që ai gjeti në internet, e cila kishte postuar në Twitter më 15 shtator, ku kishte thënë se kishte frikë të merrte dozën e vaksinës COVID-19. Ajo postoi sërish në Twitter më 7 tetor duke thënë se që atëherë ishte diagnostikuar me kancer gjiri.

Shroyer e filloi klipin shtatë minutësh me rrëfimin e një rasti të një gruaje që ai gjeti në internet, e cila kishte postuar në Twitter më 15 shtator, ku kishte thënë se kishte frikë të merrte dozën e vaksinës COVID-19. Ajo postoi sërish në Twitter më 7 tetor duke thënë se që atëherë ishte diagnostikuar me kancer gjiri.

“Unë besoj se ka një lidhje”,tha Shroyer. “Në fakt, ne e dimë se ka një lidhje. Sa keq, nuk jemi ende të sigurt”.

Ai shtoi se gruaja ishte “e qartë nën presionin e kolegëve” për të marrë vaksinën e saj dhe se autoritetet ishin të vetëdijshme se ajo përfundimisht do të kishte kancer.

Reuters kontaktoi gruan në Twitter (ajo nuk donte të identifikohej në këtë artikull), e cila tha se nuk kishte folur kurrë me askënd nga Infowars dhe se diagnoza e saj e kancerit nuk kishte lidhje me vaksinimin e saj.

“Unë nuk kam qenë në kontakt me askënd nga ekipi i tyre”, i tha ajo Reuters perms një mesazhi të drejtpërdrejtë në Twitter.

“Nuk kasha presion nga kolegët për të marrë vaksinën. Të supozosh këtë vetëm sepse isha e shqetësuar për efektet anësore të mundshme (afatshkurta) është qesharake. Kanceri im nuk ka të bëjë me asnjë vaksinë dhe unë do të marrvaksinën përforcuese sapo mjekët ta rekomandojnë këtë”.

Periudha e Diagnozës

Duke përdorur të njëjtin rast studimi nga Twitter, Shroyer tha: “Pra, tre javë pasi ajo merr vaksinën për COVID, ajo merr kancerin e gjirit… Kjo nuk është historia e vetme. Kjo është vetëm një që gjeta sot. Unë në fakt njoh njerëz personalisht që morën vaksinën dhe më pas brenda dy javësh u diagnostikuan me kancer.”

Zëdhënësi i Projektit për vaksina e Universitetit të Oksfordit (VKP) (këtu), i tha Reuters se ky pretendim zbulon një keqkuptim se sa shpejt mund të zhvillohet kanceri në trup.

“Për të qenë të zbulueshëm në kohën e diagnozës, shumica e kancereve kanë ekzistuar tashmë prej muajsh – p.sh. kanceri i gjirit nëpërmjet një mamografie ose kanceri i prostates nëpërmjet një testi depistues PSA,” thanë ata.

 “Pra, në rastin në këtë video, është e pamundur që kanceri i saj të jetë ‘shkaktuar’ nga vaksina”.

Për më tepër, nuk ka pasur asnjë lidhje shkak-pasojë midis vaksinave dhe kancerit, tha zëdhënësi – që do të thotë se diagnozat menjëherë pas vaksinimit janë të rastësishme.

“Një në dy njerëz do të sëmuren nga kanceri gjatë jetës së tyre, me incidence në rritje me moshën, prandaj, statistikisht, disa njerëz për fat të keq do të diagnostikohen menjëherë pas vaksinimit të tyre”.

Zëdhënësi i VKP-së shtoi se nëse një person ka kancer që kërkon trajtim – si kimioterapia, e cila mund të shtypë sistemin imunitar – ata do të bëhen më të prekshëm ndaj COVID-19. Prandaj, “vaksinimi paraprak është edhe më i rëndësishëm”.

(Artikulli i plotë në gjuhën angleze nga Reuters)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere