Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet që përleshja mes kosovarëve dhe serbëve të paraqitet si zënkë

HIBRID

Disa portale të dyshimta kanë publikuar një artikull me titull “Kerset grushti mes Kosovareve dhe Serbeve ne kete vend , PAMJE TE RENDA”.

Lajmi në përmbajtje të artikullit paraqet një ngjarje sportive, përkatësisht një turnir të boksit të mbajtur më 11 mars në Sofje të Bullgarisë, ku sipas shortit, disa boksierë të Kosovës janë ballafaquar me ata të Serbisë.

Në titullin e artikullit në fjalë nuk jepen sqarime se përleshja mes kosovareve dhe serbëve është bërë si pjesëmarrës në turnirin e boksit. Për më tepër, në fotografinë ilustruese shihet një pjesë e një rruge në Bregun e Diellit në Prishtinë, si dhe disa vetura të Policisë së Kosovës, duke lënë të kuptohet se përleshja ka mundur të jetë bërë si rezultat i ndonjë zënke.

Teksti i artikullit i publikuar në disa portale të dyshimta:

Kerset grushti mes Kosovareve dhe Serbeve ne kete vend , PAMJE TE RENDA

Boksierët e Kosovës po marrin pjesë në turneun ndërkombëtar “Emil Jechev” në Sofje të Bu8llgarisë./ Sipas shortit, disa boksierë të Kosovës u ballafaquan me ata të Serbisë, ja si përfunduan meçet. “Fitore e Luar Aliut në gjysmë finale kundër boksierit nikoqir, bullgarit Shakir Stoqnov. Aliu gjatë tre raundeve në ring dominoi dhe me plot meritë u shpall fitues dhe u kualifikua për në finale, i cili do të takohet me boksierin nga Italia

Vegëza e artikullit të publikuar në disa portale të dyshimta:

https://promakale.com/2021/03/11/kerset-grushti-mes-kosovareve-dhe-serbeve-ne-kete-vend-pamje-te-renda/

https://specialja.com/lajme/2021/03/12/kerset-grushti-mes-kosovareve-dhe-serbeve-ne-kete-vend-pamje-te-renda/

https://gazeta-aktive.info/?p=453&fbclid=IwAR3JTFUY9lhtr-iyspGOKSMFx_4An4ilie7qn_Ru6KqDnjbHyH4NdU3lIIY


Më poshtë mund të gjeni artikullin autentik të publikuar në kohë reale nga portali “bota-sot.info”:

https://www.botasot.info/boks-sporti/1532344/rrihen-shqiptaret-e-kosoves-me-ata-te-serbise-ja-si-perfunduan-nbsp/


Analiza:

Këto portale të dyshimta kanë përdorur një lajm rreth organizimit të një turniri të boksit të mbajtur në Bullgari, ku janë ndeshur boksierët nga Kosova me ata nga Serbia. Këtij artikulli i kanë vënë qëllimshëm titull tendencioz dhe fotografi që nuk përputhet me tekstin, në mënyrë që të tërheqë sa më shumë lexues.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, del që ky artikull vlerësohet si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere