Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Ri-publikohet lajmi i vjetër për pensionet

HIBRID

Disa portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe, dje (24 korrik) kanë publikuar një artikull me titull “Hekuran Murati jep lajmin qe do ti gezoje te gjithe pensionistet”

Hibrid.info ka verifikuar faktet në këtë artikull, që vërtetojnë se lajmi në përmbajte është i vjetër. Ky njoftim i ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati është i muajit nëntor të vitit 2021 lidhur me realizimin e pagesave të pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria.

Pra, lajmi është i vjetër, i cili është munduar të paraqitet si aktual, duke i shtyrë lexuesit të klikojnë në të.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta si “on27.net” dhe “Goandwatch.com”:

https://on27.net/hekuran-murati-jep-lajmin-qe-do-ti-gezoje-te-gjithe-pensionistet/?fbclid=IwAR2245DrLsjeMRweov5xDM8RBIfTscElrTcb5B6zSf-8hqUBieCGz4UP2rs

https://goandwatch.com/hekuran-murati-jep-lajmin-qe-do-ti-gezoje-te-gjithe-pensionistet/?fbclid=IwAR326xbnnnJUZIBb5byEEbqOaMk4GEnK36I0FajVBJR0CkaiH9-5QrjYCuQ

Ky artikull është shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook nga faqja “Veç me Albin Kurtin Kryeminister”, “Post Lajme” dhe “Fol Shqip”.


Pas hulumtimit të kryer, hibrid.info ka gjetur këtë njoftim të ministrit të publikuar në kohë reale (24 nënto 2021) nga disa media online në Kosovë, vegëzat e së cilave mund t’i gjeni këtu dhe këtu.

Artikulli i njëjtë është shpërndarë edhe më herët nga portale të dyshimta, të cilat gjithashtu janë verifikuar nga stafi i hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta kanë ri-publikuar një njoftim të vjetër të muajit nëntor 2021, të  ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, lidhur me realizimin e pagesava të pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria.

Këtë artikull, këto portale të dyshimta janë munduar ta paraqesin si aktual, duke lënë vend për keqinformim të lexuesve.

Pas analizës së kontrollit të fakteve, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere