Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia e artikullit nuk korrespondon me lajmin

HIBRID

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Shkeli karantinën për vetëm 8 sekonda, gjobitet me 3500 euro”.

Pas verifikimit të bërë nga hibrid.info, rezulton se ky artikull përmban fotografi që nuk i përgjigjet tekstit. Lajmi ka të bëjë me një ngjarje që ka ndodhur në qytetin Kaohsiung në Tajvan, ndërsa fotografia e artikullit paraqet imazhe të Rrugës B në Prishtinë. Siç mund të vërehet, autori i artikullit ka mundur që qëllimshëm ta ketë vendosur këtë fotografi të Prishtinës, duke pretenduar ta paraqes këtë lajm te lexuesit si ngjarje vendore.

Vegëza e artikullit të publikuar në Kosova-sot.info:

https://www.kosova-sot.info/lajme/510734/shkeli-karantinen-per-vetem-8-sekonda-gjobitet-me-3500-euro/?fbclid=IwAR3FcQPtxomEtwYywGykRK9UXsnS1e0265tL1wpVg1KPICUCYwfZ3V2Dh2c


Analiza:

Fotografia e përdorur në artikullin e portalit “kosova-sot.info” nuk korrespondon me përmbajtjen. Pas verifikimit nga hibrid.info, del se në titull nuk është treguar se ku ka ndodhur ngjarja, ndërsa fotografia është e Rrugës B në Prishtinë. Fakti që ky artikull flet për një ngjarje që ka ndodhur në shtetin Tajvanit, në të kundërt me atë që paraqitet në titull dhe fotografi, mund t’i dezinformojë lexuesit e këtij portali. Për këtë arsye, ky artikull kategorizohet si “Gabim” dhe “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Gabim – Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere