Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Policia e Kosovës nuk u sulmua në Skenderaj, e imazhi u gjenerua me IA

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

DEZINFORMATË

Nuk ka konfirmim se një ngjarje e tillë ka ndodhur në Skenderaj.

Është publikuar imazhi ku shihet një person duke e sulmuar një pjesëtar të Policisë së Kosovës, me mbishkrimin ku pretendohet se ngjarja ka ndodhur në Skenderaj.

Këtu pretendohet se veprimi është kryer nga persona të lidhur me Sami Lushtaku, të cilët në këto përmbajtje cilësohen si “bandat e Sami Lushtakut”.

Imazhi me këtë pretendim është publikuar të dielën (17 maj) në Facebook nga llogaritë me emrat “Avni Ukshini” dhe “Elez Neziraj”.

Cila është e vërteta?

Nuk ka konfirmim se një ngjarje e tillë ka ndodhur në Skenderaj, ndërsa pretendimi është publikuar i shoqëruar me një imazh të gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA).

Përmbajtjet janë publikuar dy ditë pas intervistimit të Lushtakut në stacionin policor të Skenderajt lidhur me sulmin e dyshuar fizik ndaj zëvendësministrit të Financave, Hysni Mehani, më 14 maj në një kafene të qytet.

Luishtaku u intervistua të premten e kaluar (15 maj), ndërsa mediat kishin raportuar se gjatë intervistimit janë parë të pranishëm një grup qytetarësh të mbledhur në prani të stacionit policor (shih këtu). Madje, u raportua edhe për bllokim të rrugës nga të qytetarët e mbledhur (shih këtu).

Megjithatë, ne media nuk u raportua për dhunë fizike nga të pranishmit.


Hibrid.info ka hulumtuar në faqen e Policisë së Kosovës në Facebook. Nga publikimet e këtij institucioni, nuk është konfirmuar ndodhja e veprimit të pretenduar (shih këtu).

Rezultatet e shfaqura pas kërkimit me anë të “Google”, gjithashtu nuk shfaqën burime që do të konfirmonin pretendimin për sulm fizik ndaj Policisë së Kosovës në Skenderaj (shih këtu).


Për shkak se imazhi përmes të cilit është paraqitur pretendimi përmban deformime vizuale dhe tekst që tregon se është gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA), hibrid.info hulumtoi më tej për ta verifikuar atë.

Përmes “HiveModeration.com”, që është platformë e detektimit të përmbajtjeve të gjeneruara nga kjo teknologji, u konfirmua se imazhi në fjalë, ka mundësi të lartë të jetë gjeneruar nga IA.

Analiza:

Pretendimi se në Skenderaj është sulmuar një pjesëtar i Policisë së Kosovës është i pasaktë.

Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar apo mediatik për një ngjarje të tillë, ndërsa raportimet publike lidhen vetëm me praninë e qytetarëve gjatë intervistimit të Sami Lushtaku në stacionin policor, pa incidente dhune ndaj policisë.

Gjithashtu, imazhi i përdorur për të ilustruar pretendimin përmban tekst që tregon se është gjeneruar nga inteligjenca artificiale (IA) dhe është vlerësuar me probabilitet të lartë si i tillë nga Hive Moderation.

Andaj, bazuar në metodologjinë e vlerësimit, hibrid.info e vlerëson përmbajtjen si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere