Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Gjermania ka mbyllur kufijtë

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohet një video-material me mbishkrimin që pretendon se Gjermania nga 16 shtatori do të mbyll kufijtë me të gjitha vendet.

Kjo përmbajtje është e publikuar dje (15 shtator) në TikTok nga një llogari me emrin “elementistudio”.

Cila është e vërteta?

Nga audio e këtij materiali kuptohet se bëhet fjalë për zbatimin e një vendimi të shtetit gjerman, i cili rrit kontrollet përgjatë kufirit me të gjitha vendet.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria ”elementistudio” (shih këtu)

Audioja e transkriptuar nga videoja:

“Nga data 16 shtator në të gjithë Gjermaninë do të futet kontrolli në të gjitha pikëkalimet kufitare, pra edhe në aeroporte. Të gjithë ju, që doni të udhëtoni për në Gjermani, duhet ta keni parasysh që mund të ketë kontrolle të shtuara në aeroportet ku shkoni. Mos u habitni nëse gjeni radhë më shumë dhe mos u habitni nëse keni kontrolle. Pse po bëhen këto kontrolle? Gjermania ka vendosur të parandalojë dhe të kufizojë pra ardhjen e migrantëve ilegalë dhe azilkërkuesve të rrejshëm në Gjermani, e një prej shkaqeve natyrisht është edhe gjendja e sigurisë, sepse në Gjermani kohët e fundit ka pasur disa sulme terroriste dhe ka pasur sulme të shumta në fakt. Prandaj, ta keni parasysh, nga data 16 shtator, në të gjitha pikëkalimet kufitare në Gjermani, në pikëkalimet tokësore, në pikëkalimet ajrore, pra nëpër aeroporte sidhe në limane, për ata qe eventualisht udhëtojnë…”


Hibrid.info ka gjetur se audioja është marrë nga një video e publikuar në llogarinë e gazetarit Bahri Cani, në Facebook, ku ai shihet teksa e sqaron vendimin e shtetit gjerman (shih këtu).

Pas hulumtimit me anë të makinave të kërkimit, është gjetur se për vendimin e Gjermanisë, është raportuar edhe nga mediat ndërkombëtare kredibile, të cilat kanë njoftuar me anë të artikujve (shih këtu dhe këtu).


Çka do të thotë mbyllja e kufijve?

Në bazë të kërkimeve në makinën e kërkimit “Google”, janë gjetur artikuj që tregojnë se kufiri i mbyllur është një kufi që parandalon lëvizjen e njerëzve ndërmjet juridiksioneve të ndryshme me përjashtime të kufizuara ose pa përjashtime që lidhen me këtë lëvizje (shih këtu dhe këtu).

Si shembuj kur janë mbyllur kufijtë janë të njohura rastet ndërmjet Koresë së Veriut dhe Koresë së Jugut, Armenisë dhe Azerbajxhanit, Ukrainës dhe Moldavisë në raport me Rusinë etj (shih këtu).  

Hibrid.info ka gjetur një shkrim me titull “‘The end of Schengen’: Germany’s new border controls put EU unity at risk.” në “TheGuardian.co.uk”, që e sheh me dyshim vendimin gjerman.

Për të vërtetuar se Gjermania nuk ka marrë vendim që mbyll kufijtë me vendet fqinje (të gjitha anëtare të Zonës Schengen), hibrid.info ka përdorur si dëshmi, faktin që ky vend është pjesë e Zonës Schengen, në të cilën përfshihen 29 vende evropiane ku garantohet lëvizja e lirë ndërmjet tyre.


Analiza:

Pretendimi se Gjermania ka mbyllur kufijtë është i pasaktë.

Hibrid.info ka gjetur se ky shtet ka vendosur të shtojë kontrollin në kufijtë e saj, gjë e cila është interpretuar si mbyllje kufijsh.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere