Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Personi që plaçkiti të moshuarën në Itali nuk është shqiptar

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një video-materiali pretendohet se pamjet paraqesin një emigrant shqiptar në Itali duke plaçkitur në rrugë një grua të moshuar.

Ky postim me këtë pretendim u publikua në X nga llogaria në gjuhën angleze “VukFeNix” me datë 13 mars.

Postimi i përkthyer në shqip:

Në Trieste të Italisë, një grua 78-vjeçare ishte duke ecur në këmbë kur u ndesh brutalisht nga një emigrant ilegal shqiptar. Ai i vodhi gjerdanin e saj prej floriri, dhuratë që i kishte bërë i shoqi i ndjerë shumë vite më parë.

Cila është e vërteta?

Pas hulumtimit online të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se pretendimi është i rremë. Pra, grabitësi nuk ka kombësi shqiptare.


Hibrid.info përmes programit të automatizuar “InVID”, ka arritur të gjejë artikullin e publikuar në mediumin online në Itali “ilpiccolo.it”. Në këtë artikull sqarohet se është identifikuar ky person dhe se i njëjti është maroken.

Pjesë nga artikulli i publikuar në “ilpiccolo.it”, i përkthyer në shqip:

“Ky është një maroken 23-vjeçar, i cili kërkohet në të gjithë Italinë: ai ishte larguar nga qyteti dhe ndoshta ndodhet në Lombardi”.

“Përparim në hetimin e grabitësit në Via Foscolo që kishte sulmuar dhe grabitur një të moshuar. Burri është identifikuar: është një maroken njëzet e tre vjeç, 1.94 metra i gjatë”.


Analiza:

Përmes një videoje të shpërndarë në platformën X pretendohet se një emigrant ilegal shqiptar kishte plaçkitur një grua të moshuar në Trieste të Italisë.

Megjithatë, pas një hulumtimi nga platforma Hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i rremë. Autori është një shtetas maroken.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere