Të fundit | Vazhdon publikimi i videove të gjeneruara me IA lidhur me zgjedhjet Të fundit | Kurti nuk tha se studentët shqiptarë gabuan që protestuan në Shkup dhe se M… Të fundit | Dëmtimi i një ambulance serbe në një fshat të Vushtrri paraqitet pa prova s… Të fundit | Postimet nuk sqarojnë se rritja e çmimit të bukës ka ndodhur në Maqedoninë… Të fundit | Spiropali nuk ka thënë se Vjosa Osmani, krerë të PDK-së dhe Baton Haxhiu ja… Të fundit | Pretendim i rremë se janë konfirmuar rastet e para të hantavirusit në Kosov… Të fundit | Si ndikojnë influencuesit politikë në zgjedhje? Të fundit | Video të gjeneruara me IA të ndërlidhura me zgjedhjet po qarkullojnë në med… Të fundit | Sondazh i rremë në emër të një kolegji universitar Të fundit | Nuk janë rritur shtesat për fëmijë dhe lehona, bëhet fjalë për premtim elek…
[ ARTIKULLI ]

Ligji për importin e veturave në Kosovë paraqitet si vendim aktual

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Me anë të disa publikimeve online është pretenduar se në Kosovë është miratuar apo ka hyrë në fuqi, ligji që ndalon importin e veturave të prodhuara para vitit 2015 apo më të vjetra se dhjetë vjet. 

Pretendimi është publikuar dje (9 janar) nga disa media në gjuhën shqipe me bazë në Shqipëri.

Por, hibrid.info ka gjetur se ky ligj ishte miratuar në maj të vitit 2017 dhe kishte hyrë në fuqi në qershor të atij viti.

Në disa media online “ballkanweb.com”, “hashtag.al” dhe “cna.al” është publikuar i njëjti artikull me titullin “Kosova miraton ligjin/ Nga 1 janari s’ka zhdoganim të automjeteve të prodhuara para vitit 2015”.

Fjalia brenda titullit “Kosova miraton ligjin” është shkruar në kohën e tashme të mënyrës dëftore. Forma në të cilën është shkruar kjo folje, e paraqet lajmin si aktual.

Por, në fjalinë pas kreut brenda përmbajtjes shkruan se “Qeveria e Kosovës në vitin 2017 ka miratuar një ligj, i cili thotë se mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”.

Një tjetër artikull i publikuar në mediumin “fjala.al” është titulluar “Hyn në fuqi ligji, Kosova nuk do zhdoganojë makina më të vjetra nga 10 vjet”.

Edhe në përmbajtje të këtij artikulli pretendohet se kemi të bëjmë me ligj të ri për automjete.

Ndërsa në mbishkrimin e një imazhi të publikuar në TikTok pretendohet se kemi të bëjmë më një vendim të qeverisë aktuale, me anë të së cilit ndalohet importi i automjeteve të prodhimit para vitit 2015.

Në mbishkrimin e këtij publikimi, bëhet e qartë se vendimi bazohet në Ligjin për Automjete të miratuar në vitin 2017.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinave kë kërkimit dhe ka gjetur se Ligji për Automjetet ishte miratuar në maj të vitit 2017 dhe kishte hyrë në fuqi në qershor të atij viti.

Gjithashtu brenda Ligjit në nenin 44 thotë se në Kosovë nuk mund të importohen vetura më të vjetra se dhjetë (10) vjet.

Çka tregon se ligji në fjalë nuk është miratuar dhe nuk ka hyrë në fuqi së fundmi.


Analiza:

Pretendimi se Kosova nuk mund të importojë vetura më të vjetra se dhjetë vjet është i saktë.

Por, ligjin e miratuar në vitin 2017, që kishte hyrë në fuqi po në atë vit, disa media në gjuhën shqipe e kanë publikuar si vendim aktual, cili hyn në fuqi në vitin 2025.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson përmbajtjet si “Clickbait” dhe “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere