Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

“Prapa ekraneve”, emisioni që do të hedhë dritë mbi çrregullimin informativ

HIBRID

Hibrid.info sjell edhe një produkt inovativ, emisionin më të ri në lidhje me çrregullimin informativ. “Prapa ekraneve” do të jetë një emision i cili do të shfaqet një herë në muaj për 30 minuta. Në këtë emision do të trajtohen tema që ndërlidhen me çështjen e çrregullimit informativ.

Përgjatë 30 minutave, ekipi i Hibrid.info përmes moderatorit Uran Haxha sjell të rejat rreth informimit dhe shkaqet e arsyet që sollën keqinformim për audiencën kosovare.

Emisoni i pare do të transmetohet sonte (e hënë) në KTV në orën 21:30, ndërsa publiku mund ta shohë edhe në llogarinë e Hibrid.info në Facebook, si dhe në kanalin në YouTube.

Përmes emisionit do të tregohet se si audienca përballet me përmbajtje që krijojnë çrregullim informativ. Prej cilës pikë fillon e gjithë kjo? Pse mediat reale, publikuesit në media sociale dhe portalet e dyshimta publikojnë përmbajtje të tilla? Sa është përqindja e këtyre përmbajtjeve në media, media sociale dhe portale të dyshimta? Cila media sociale kryeson me përmbajtje të tilla, madje edhe nëse ato po përdoren nga partitë politike për qëllimet e tyre.

Përgjatë këtyre minutave do të flitet po ashtu edhe për çrregullimet në hapësirën digjitale të Kosovës, trendet në botë dhe çfarë mund të bëjnë përdoruesit e mediave në gjithë këtë ndryshim dhe mori të informacioneve. Pra, përmes emisionit shikuesit do ta kenë mundësinë që të mësojnë më shumë se si të mos bien pre e mashtrimeve.

“Prapa Ekraneve” realizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë emision nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere