Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Rrjeti Evropian i Standardeve të Kontrollit të Fakteve (EFCSN) në prag të themelimit

HIBRID

Më shumë se 40 organizata që ushtrojnë aktivitetin e kontrollit të fakteve (fact-checking) nga e gjithë Evropa (në mesin e tyre edhe hibrid.info) kanë rënë dakord për një Kod profesional që përcakton standardet e metodologjisë, etikës dhe transparencës që kërkohen për të luftuar dezinformimin në mënyrë efektive dhe me integritet.

Kodi Evropian i Standardeve për Organizatat e Pavarura të Kontrollit të Fakteve”, i cili u publikua sot, është zhvilluar përmes një projekti që përfshin organizata verifikuese të fakteve nga më shumë se 30 vende në të gjithë Evropën. Është rezultat i muajve të hulumtimit, sondazheve, debateve dhe diskutimeve mes tyre.

Kontrolluesit evropianë të fakteve, akademikë dhe ekspertë të tjerë në këtë fushë. Versioni përfundimtar i Kodit u miratua nga 44 prej 45 organizata që votuan.

Standardet e Kodit, të cilat mbulojnë çështje që variojnë nga burimet e cilësisë deri tek paanshmëria dhe transparenca financiare, duhet të respektohen që organizatat që kontrollojnë faktet të bëhen anëtarë të verifikuar të Rrjetit Evropian të Standardeve të Kontrollit të Fakteve (EFCSN), rrjetë ky që do të organizojë, mbështesë dhe përfaqësojë këtë komunitet. Anëtarësimi në rrjet do të nënkuptojë për publikun se cilat organizata evropiane të kontrollit të fakteve janë duke operuar në mënyrë të pavarur, etike dhe me përkushtim për t’i shërbyer interesit publik.

Me tekstin e Kodit të miratuar tani, komuniteti evropian i kontrollit të fakteve do të takohet në Madrid në fund të shtatorit për të diskutuar dhe përcaktuar misionin dhe strukturën e rrjetit dhe organin qeverisës që do të mbikëqyrë zbatimin e Kodit.

Përveç kësaj, në muajt e ardhshëm, EFCSN do të mbështesë komunitetin e hetimit me burim të hapur të Evropës në zhvillimin e një grupi të veçantë udhëzimesh të përshtatura për punën dhe misionin e tyre.

Ky projekt është mbështetur nga Komisioni Evropian dhe udhëhiqet nga gjashtë organizata evropiane të fokusuara në luftimin e dezinformatave: Fundación Maldita.es (Spanjë), AFP (Francë), CORRECTIV (Gjermani), DEMAGOG (Poloni) , Pagella Politica/ Facta (Itali) dhe EU DisinfoLab (Belgjikë).

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere