Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Dezinformimi kundër vaksinave COVID-19, po shpërndahet edhe përmes postës

HIBRID

Përveç shpërndarjes nëpër internet dhe kanale digjitale, informacioni i rremë për pandeminë e virusit Korona, është duke u përhapur edhe në formë fizike.

Në Britani të Madhe, disa qytetarë kanë bërë ditur se në kutitë e tyre postare, pranë shtëpisë, kanë pranuar disa disqe (DVD) me informata të rreme rreth gjoja dëmeve që i shkaktojnë vaksinat anti-covid.  

Charles Crane, qytetar britanik, ishte duke parë televizionin një mbrëmje kur pa se një DVD në një portofol plastik pa mbishkrime, u hodh në korridorin e tij.

Në disk ishte një video 45 minutshe me përmbajtje që pretendonte të ekspozonte “të vërtetën” në lidhje me vaksinat e koronavirusit.

“I tmerruar”

Në përmbajtje të këtij disku, kishte disa tregime të trilluara që pretendojnë rrejshëm se vaksinat ndryshojnë kodin gjenetik, apo edhe edhe trillimi tjetër për futjen e mikro-grimcave brenda vaksinës që janë në gjendje të mbledhin dhe transmetojnë të dhëna biometrike.

“Unë isha i tmerruar nga e gjithë përmbajtja”, thotë Crane. “Shumë nga fqinjët e mi janë në të 80-at e tyre dhe lehtë mund të dekurajohen për marrjen e vaksinës nëse e shohin këtë material”.

Crane, i cili paralajmëroi BBC-në për pranimin e këtij materiali, del të mos jetë i vetmi qytetar britanik që ka pasur një histori të tillë.

Kthimi në propagandën e shtypur

Një gazetë e vendosur në kutinë postare të një qytetari tjetër me emrin Mark Langford, e quajtur “The Light” (Drita), kishte publikime të tilla si “Dozat e vaksinave anti-covid vrasin dhe sëmurin qindra njerëz”.

Langford u përball me gruan që e kishte shpërndarë këtë gazetë. Ajo i kishte thënë atij se ishte një infermiere, duke u arsyetuar se pandemia është një mashtrim dhe se askush nuk kishte vdekur nga virusi Korona.

Ai tha se nuk besonte se një infermiere do ta thoshte një të pavërtetë të tillë, por shtoi se nuk i sfidoi kredencialet e saj në atë kohë.

Vetë gazeta përmbante një artikull në të cilin renditeshin njerëzit që dyshohet se kishin vdekur pasi kishin marrë vaksinën, por pa dhënë prova se vdekja ishte shkaktuar nga vaksinimi.

Në një pjesë tjetër të kësaj gazete, pretendohej se maskat e fytyrës ishin përgjegjëse për “mijëra” vdekje nga pneumonia bakteriale. Ndërsa në këta artikuj, nuk ishte paraqitur asnjë provë për këtë pretendim.

(Artikulli i plotë në anglisht nga BBC)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere