Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i pabazë për heqjen e monumentit të “Car Lazarit ” në Mitrovicë të Veriut

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Më 26 gusht, llogaria në Telegram në gjuhën serbe БУНТ је стање духа ♱⃓ ka publikuar një postim me pretendimin se, sipas disa informacioneve që ata kanë marrë, shqiptarët po planifikojnë heqjen e monumentit të “Car Lazarit” në Mitrovicën e Kosovës.

Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim nga institucionet e Kosovës, nga autoritetet lokale në Mitrovicë apo nga media se ekziston një plan për heqjen e monumentit të “Car Lazarit”.

Çka u pretendua dhe çka dihet?

Më 26 gusht, në ora 14:30, llogaria në Telegram në gjuhën serbe БУНТ је стање духа ♱⃓ publikoi pretendimin:❗️“Према неким информацијама које смо добили, шиптари планирају уклањање споменика Кнезу Лазару у Косовској Митровици!” (“Sipas disa informacioneve që kemi marrë, shqiptarët po planifikojnë heqjen e monumentit të “Car Lazarit” në Mitrovicën e Kosovës”).

Megjithatë, për këtë pretendim nuk është ofruar asnjë fakt apo burim që ta vërtetojë.

Pra, pas kërkimeve në sferën digjitale informative, del se ky pretendim nuk është përhapur vetëm në gjuhën serbe, por është publikuar edhe në gjuhën shqipe.

Konkretisht, faqja në Facebook “Kosova Report” më 26 gusht (23:13) ka shpërndarë një fotografi të përmendores së “Car Lazarit”, mbi të cilën shkruhet: “Sipas disa informacioneve, Qeveria po planifikon heqjen e përmendorës së ‘Car Lazarit’”.

Po ashtu, më 26 gusht në ora 10:41, faqja PEJA News ka publikuar një postim me mbishkrimin: “Pas lëshimit për qarkullim të urës mbi lumin Ibër, ka informacione që Albin Kurti po synon ta largojë shtatoren e “Car Llazarit” nga Mitrovica e Veriut!”

Edhe faqja Perspektiva24, më 26 gusht në orën 10:48, pretendon nëpërmjet një postimi se pas lëshimit për qarkullim të urës mbi lumin Ibër, ka informacione që Albin Kurti po synon të largojë shtatoren e “Car Llazarit” nga Mitrovica e Veriut.”

Megjithatë, si në rastin e postimeve në gjuhën serbe, as këtu nuk është ofruar asnjë fakt, burim zyrtar apo raportim mediatik i besueshëm që ta mbështesë këtë pretendim.

Ndryshimi i e emrave të rrugëve në Mitrovicë të Veriut

Asambleja Komunale e Mitrovicës së Veriut miratoi më 25 gusht ndryshimin e emrave të 87 rrugëve dhe propozoi 25 emra rezervë për raste alternative, vendim që do të reflektohet në dokumentet personale, adresat dhe faturat e qytetarëve në pjesën veriore të qytetit.

Ndryshimi përfshin edhe heqjen e emrave të vjetër, si ai i sheshit ‘Car Lazar’, i cili u riemërua si ‘Korzo’.


Analiza:

Më 26 gusht, një llogari në Telegram në gjuhën serbe (БУНТ је стање духа ♱⃓) publikoi pretendimin se shqiptarët po planifikojnë heqjen e monumentit të “Car Llazarit” në Mitrovicën e Kosovës.

Ky pretendim u shpërnda edhe në gjuhën shqipe nga faqe në Facebook.

Pretendimi nuk mbështetet në fakte të verifikueshme dhe burimi nuk është i besueshëm.

Bazuar në metodologjinë e punës, ky pretendim vlerësohe si “përmbajte e paverifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre përmbajtjeve informative që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur të verifikohen për shkak të rrethanave të caktuara (shpejtësisë, mungesës së burimeve) gjatë publikimit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere