Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Artikull me titull përgjithësues

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Dënohet me burgim të përjetshëm ish-kryetari”.

Pas analizës së kontrollit të fakteve nga hibrid.info, rezulton që artikulli i vlerësuar përmban titull përgjithësues, si dhe fotografi që nuk tregon se për cilin ish-kryetar bëhet fjalë. Në tekst shkruan se ngjarja ka ndodhur në Egjipt, pasi një gjykatë në këtë shtet e dënoi me burgim të përjetshëm ish-udhëheqësin në detyrë të “Vëllazërisë Myslimane”.

Me këtë titull të vendosur, autori tenton që t’i bëjë lexuesit të kuptojnë që lajmi ka të bëjë me ndonjë ish-kryetar në Kosovë, si dhe fotografia është ilustruese.

Kjo mund të dezinformojë lexuesit duke aluduar se ngjarja ka ndodhur në Kosovë, pasi ky portal është kosovar dhe pjesën dërmuese të lexuesve i ka shqipfolës.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Një gjykatë në Egjipt të enjten e dënoi me burgim të përjetshëm ish-udhëheqësin në detyrë të “Vëllazërisë Myslimane”. Vendimi u mor disa muaj pas arrestimit të tij në një banesë në Kairo. Forcat e sigurisë e arrestuan Ezzat-in në gusht të vitit të kaluar gjatë një bastisjeje në Distriktin e Pestë të kryeqytetit egjiptian. Ky vendim është goditja më e re ndaj lëvizjes që ka qenë cak i shtypjes që nga largimi i saj nga pushteti më 2013 përmes puçit ushtarak. Ezzat u dënua nën akuzat për nxitje të dhunës dhe furnizim me armë zjarri gjatë përleshjeve afër selisë qendrore të “Vëllazërisë Myslimane” mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të saj në vitin 2013, tha një burim i organeve të drejtësisë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/536936/denohet-me-burgim-te-perjetshem-ish-kryetari/


Analiza:

“Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me shtetin e Egjiptit, ndërsa në titull dhe në fotografi nuk ka sqaruar se për cilin vend dhe person bëhet fjalë.

Me këtë titull, lë të kuptohet se artikulli ka të bëjë me Kosovën apo ndonjë vend tjetër, që përmban audiencë shqiptare, pasi dihet se shumica e lexuesve të këtij portali janë shqipfolës. Pas analizës së kontrollit të fakteve të bërë nga hibrid.info, rezulton që ky shkrim hyn në kategorinë “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere