Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se gazetari gjerman Tiede ka bërë deklaratë për Kurtin dhe Serbinë

HYRIJE MEHMETI

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

S’ka asnjë burim kredibil që konfirmon deklaratën e pretenduar të Peter Tiede.

Serbia e di që, nëse e inskenon një kërcënim kundër Kurtit, e fuqizon atë në zgjedhje. Pra, e bën me qëllim. Njësoj e bëri Rusia në Hungari: vendosi një eksploziv në një gyp ku transmetohej gazi, për ta forcuar Orbanin”. Kështu pretendohet të ketë thënë gazetari gjerman Peter Tiede, sipas një postimi të publikuar të dielën (10 maj), nga llogaria me emrin “Mërgata me LDK-në”.

Postimi është shoqëruar me tekstin “Rrenat e tejdukshme ai kodosh. Nuk po i hajnë më rrenat e tij siç i hanin më parë”.


E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se deklarata e pretenduar e gazetarit gjerman të “Bild” është e sajuar.

Fillimisht, hibrid.info ka kontrolluar në rrjetet sociale ekzistuese të gazetarit dhe vërejti se ai zakonisht shpërndan përmbajtje në llogarinë e tij në platformën “X” (shih këtu). Nga postimet e tij të kohëve të fundit, nuk është hasur ndonjë, ku ai të ketë shprehur qëndrime lidhur me çështjet e ngritura në pretendimin në fjalë.

Tutje, hibrid.info ka kërkuar në Google me fjalët kyçe “Peter Tiede Albin Kurti.”, “Peter Tiede Serbia e di që, nëse e inskenon një kërcënim kundër Kurtit, e fuqizon atë në zgjedhje” dhe me fjalët kyçe në gjuhën gjermane “Peter Tiede Serbien Kurti Russland Ungarn” por që nuk është gjetur asnjë publikim lidhur me këtë deklaratë në asnjë burim kredibil (shih këtu, këtu dhe këtu).


Faqja që ka publikuar postimin ka afro 8 mijë ndjekës dhe publikon përmbajtje në mbështetje të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së).

Deri në momentin e trajtimit përmbajtja ka nxitur reagime duke marrë mbi 100 pëlqime.

Kjo nuk është hera e parë që hibrid.info trajton përmbajtje të publikuara nga kjo faqe, të cilat rezultojnë të jenë të pavërteta. Madje, vetëm gjatë dy javëve të para të këtij muaji (1-10 maj 2026), janë trajtuar një dezinformatë (shih këtu) dhe dy lajme të rreme (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Përmes një postimi në Facebook u pretendua se gazetari gjerman Peter Tiede ka deklaruar se “Serbia e di që, nëse e inskenon një kërcënim kundër Kurtit, e fuqizon atë në zgjedhje. Njësoj e bëri Rusia në Hungari: vendosi një eksploziv në një gyp ku transmetohej gazi, për ta forcuar Orbanin.”

Pas verifikimit të kryer online, nuk është gjetur asnjë deklaratë e tillë në media apo burime kredibile, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën gjermane.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere