Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Lushtaku nuk ka thënë se Thaçi dhe Veseli do të lirohen me 20 dhjetor nga Gjykata Speciale

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Përmes një postimi pretendohet se anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku, ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do të lirohen më 20 dhjetor nga Gjykata Speciale.

Ky postim u publikua dje (24 nëntor) në TikTok nga llogaria “kadriveseliofficial_”.

E vërteta?

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, u vërtetua se një postim i tillë nuk është bërë nga Lushtaku.


Hibrid.info ka hulumtuar në faqen zyrtare të Lushtakut në Facebook dhe nuk ka gjetur një postim të tillë.

Postimi i fundit i Lushtakut në Facebook është ai i datës 20 nëntor, kur i kishte uruar ditëlindjen djalit të tij Mërgimit. (këtu)


Hibrid.info ka vendosur të trajtojë këtë përmbajtje të publikuar në TikTok, pasi e njëjta ka arritur të grumbullojë mbi 200 komente e mbi 130 mijë shikime. (këtu)


Analiza:

Përmes një postimi në TikTok u pretendua se Lushtaku në faqen e tij në Facebook ka shkruar se më 20 dhjetor do të lirohen Thaçi dhe Veseli nga Gjykata Speciale.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se një postim i tillë nuk është bërë nga Lushtaku.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere