Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se pensionistëve do t’u ndahen nga 100 euro

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se pretendimi është i rremë.

Faqja në Facebook “Gazeta Re” ka publikuar të premten (8 maj) një postim me mbishkrimin “VENDOS QEVERIA NDAHEN NGA 100 EURO PER PENSIONISTET”.

Kjo faqe, në përshkrim të postimit ka vënë edhe një vegëz (link) e cila përmban artikullin me titull të njëjtë.

Çka nuk shkon me këtë postim?

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, rezulton se pretendimi është i rremë.


FAKTET

Pas hapjes së artikullit, në fund të tekstit thuhet se “Kjo ka ndodhur në Maqedoni”, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për një vendim të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për ndarjen e 100 eurove për pensionistët.

Megjithatë, kërkimet e kryera nga hibrid.info në burime kredibile dhe raportime mediale nuk kanë gjetur asnjë informacion që konfirmon një vendim të tillë nga autoritetet maqedonase (shih këtu).

I vetmi zhvillim i raportuar lidhur me pensionet në Maqedoninë e Veriut është ai i 19 marsit, kur Kuvendi i këtij shteti miratoi ndryshime në ligjin për pensionet, me të cilat pensionet u rritën në mënyrë lineare për 1000 denarë, apo rreth 16-17 euro (shih këtu dhe këtu).


Për më tepër, faqja “Gazeta Re” publikon kryesisht përmbajtje që lidhen me zhvillimet në Kosovë. Kjo ka bërë që shumë lexues të krijojnë përshtypjen e gabuar se bëhet fjalë për një vendim të Qeverisë së Kosovës (shih këtu).


Analiza

Një faqe në Facebook publikoi pretendimin se “Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistët”, duke krijuar përshtypjen se bëhet fjalë për Kosovën. Pas verifikimit, hibrid.info nuk gjeti asnjë vendim të tillë.

Artikulli vetëm përmend në fund se lajmi lidhet me Maqedoninë e Veriut, por pas hulumtimit të kryer online u vërtetua se kjo nuk është e saktë. Raportimet kredibile flasin vetëm për një rritje pensioni prej rreth 16-17 eurosh, jo 100 euro.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere