Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Opozita nuk e ka dërguar në Kushtetuese moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja, imazhi është i manipuluar

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Publikohet një imazh me mbishkrimin që pretendon se opozita në Kosovë ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Kushtetuese moscertifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Kjo përmbajtje është publikuar dje (24 dhjetor) në TikTok nga një llogari me emrin “toke.ilirodardane”.

A qëndron ky pretendim?

Pas hulumtimit të kryer nga Hibrid.info, rezultatet e deritanishme tregojnë se nuk ka asnjë fakt a dëshmi se partitë opozitare e kanë dërguar në Kushtetuese për shqyrtim vendimin në fjalë.


Në imazhin e publikuar shfaqet një titull i një artikulli gjoja i publikuar në mediumin online “gazetametro.com”. Hibrid.info ka kontrolluar në faqen e këtij portali, por nuk e ka gjetur artikullin në fjalë.

Hibrid.info ka gjetur një artikull në faqen e këtij mediumi, i cili dyshohet të jetë manipuluar nga llogaria në TikTok me emrin “toke.ilirodardane”. Titulli i këtij artikulli thotë: “Opozita paralajmëron se do ta dërgojë në Kushtetuese Ligjin për investime strategjike”. Ky artikull është publikuar me datë 8 maj 2023.


Hibrid.info ka hulumtuar përmes makinës së kërkimit “Google” për të njëjtin pretendim, por rezultatet nuk kanë shfaqur asnjë artikull ku konfirmohet pretendimi i trajtuar. (këtu)


Analiza:

Pretendimi se opozita e ka dërguar në Kushtetuese moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ-ja për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, është i rremë.

Ky pretendim është shfaqur përmes një imazhi të manipuluar, që paraqitet kinse si artikull i publikuar nga “gazetametro.com”.

Po ashtu, nuk ka burim kredibil që e konfirmon pretendimin.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson pretendimin si “Mashtrim” dhe “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere