Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhunë ndaj serbëve në Kosovë

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

TEORI KONSPIRATIVE

Media serbe pretendon pa prova se dënimi i Thaçit dhe ish-drejtuesve të UÇK-së do të sjellë dhunë ndaj serbëve.

Në një artikull të publikuar më 31 gusht 2026 nga media në serbisht “Blic.rs”, pretendohet se aktgjykimi ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përfshirë Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, mund të pasohet nga trazira dhe dhunë ndaj serbëve në Kosovë.

Në artikull përmendet edhe një orë që numëron mbrapsht, e vendosur në një shesh në Prishtinë, e cila numëron deri në ditën e shpalljes së aktgjykimit.

Çka thuhet tjetër në artikull?

Artikulli e ndërlidh mundësinë e trazirave me një deklaratë të ish-komandantit të UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili ka thënë se “gjithçka do të digjet” në rast të një aktgjykimi dënues.

Megjithatë, kjo deklaratë nuk përmban ndonjë dëshmi se komuniteti serb do të ishte objektiv i dhunës së mundshme. Për më tepër, Haradinaj e ka sqaruar se deklarata e tij i referohej shtetit të Kosovës dhe luftës së UÇK-së. Ai ka thënë se, në rast të një vendimi të tillë, “digjet shteti, digjet e drejta e luftës, digjen investimet ndërkombëtare”, pasi, sipas tij, “bërthama e shtetësisë” do të akuzohej si kriminele ose si kryerëse e krimeve kundër njerëzimit (shih këtu).

Në artikull gjendet edhe deklarata e politologut Ivan Tomić, i cili vlerëson se paralajmërimet për trazira të mundshme pas aktgjykimit duhet të merren seriozisht nga bashkësia ndërkombëtare. Sipas tij, tensionet politike dhe incidentet e pretenduara kundër serbëve në Kosovë, së bashku me reduktimin e pranisë ushtarake ndërkombëtare, duhet të merren parasysh gjatë vlerësimit të situatës së sigurisë, me qëllim parandalimin e pasojave të mundshme.


Mungojnë prova për një skenar të tillë

Megjithatë, artikulli nuk paraqet prova konkrete që një vendim i mundshëm i Dhomave të Specializuara do të pasohet nga trazira apo një valë dhune ndaj serbëve në Kosovë. Në tekst nuk citohen vlerësime ose paralajmërime nga KFOR-i, EULEX-i, Policia e Kosovës apo institucione të tjera relevante të sigurisë që do të mbështesnin një skenar të tillë.

Po ashtu, nuk paraqiten të dhëna për ndonjë përgatitje, organizim apo mobilizim konkret për sulme ndaj komunitetit serb. Deklaratat e cituara në artikull flasin për mundësinë e tensioneve apo trazirave në përgjithësi, por nuk ofrojnë dëshmi që do të tregonin se një dhunë e tillë ndaj serbëve është e planifikuar ose e pritshme.

Për rrjedhojë, pretendimi se një aktgjykim dënues ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së do të shkaktojë trazira dhe dhunë ndaj serbëve në Kosovë mbetet i pambështetur me prova të verifikueshme.


Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se më 16 shtator 2026 do të shpallet aktgjykimi në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së (shih këtu).


Analiza

Në artikullin e publikuar nga “Blic.rs” pretendohet se dënimi i ish-drejtuesve të UÇK-së mund të shkaktojë trazira dhe dhunë ndaj serbëve në Kosovë.

Pretendimi mbështetet në deklarata për tensione të mundshme, por pa prova konkrete për një skenar të tillë.

Nuk paraqiten dëshmi për ndonjë përgatitje apo mobilizim për sulme ndaj komunitetit serb.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Teori konspirative”.

Arsyetimi

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtjeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere