Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l… Të fundit | Pretendim i pakonfirmuar se gjashtë futbollistë të tjerë do ta bojkotojnë K… Të fundit | Pretendohet pa bazë se vetëm dy nga ish-krerët e UÇK-së do të lirohen më 16… Të fundit | Deklarata e vjetër e avokatit të Thaçit paraqitet rrejshëm si “lajmi i fund… Të fundit | Çka dihet për pretendimin se mjete ushtarake serbe po lëvizin drejt kufirit… Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova
[ ARTIKULLI ]

Imazhi që pretendon një takim mes Time Kadrijajt dhe Skender Llugiqit është i gjeneruar me inteligjencë artificiale

FESTIM RIZANAJ

VERDIKTI YNË

MASHTRIM

Imazhi që pretendohet si fotografi e përbashkët e Time Kadrijajt dhe Skender Llugiqit është i manipuluar me IA.

Në rrjetet sociale po qarkullon një imazh, përmes të cilit pretendohet se paraqet një fotografi të përbashkët të Skender Llugiqit dhe deputetes së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj.

Postimi pretendon se fotografia është siguruar nga redaksia e “Kronikat e Barutit” dhe e përdor atë për të mbështetur pretendimin se Llugiqi është “operativ i tyre i integruar mirë në strukturat klandestine” dhe se ishte dërguar në Kuvend me “skenar të përgatitur” për të bërë deklarata provokuese.

Në të njëjtën përmbajtje, Llugiqi i dyshuar se ka kërcënuar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj,  pretendohet se ai është i lidhur me AAK-në dhe se veprimet e tij kanë qenë pjesë e një skenari të organizuar.

Çka dihet?

Fotografia e publikuar nuk është një fotografi autentike e përbashkët e Time Kadrijajt dhe Skender Llugiqit. Analiza e imazhit tregon se ai është manipuluar përmes bashkimit të elementeve nga fotografi të ndryshme.

Në veçanti, figura e Time Kadrijaj është marrë nga një fotografi tjetër dhe është vendosur në një kompozim të ri pranë Llugiqit.

Në imazhin e qarkulluar shihet gjithashtu shenja e Gemini-t, duke treguar përdorimin e një mjeti të inteligjencës artificiale gjatë krijimit ose përpunimit të përmbajtjes. Për këtë arsye, imazhi nuk mund të konsiderohet dëshmi për një takim real mes dy personave.

Njëkohësisht, edhe veglat e detektimit te përmbratjeve me inteligjencë artificiale sugjerojnë që ky imazh me rreth 68% është gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Po ashtu, lidhur me këtë imazh ka reaguar vetë protagonistja nëpërmjet llogarisë në Facebook duke e demantuar se është takuar me Skender Llugiqin, ashtu siç ilustrohet ne imazhin e gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Ndërkohë, Skender Llugiqi është ndaluar për 48 orë, sipas raportimeve të 12 gushtit 2026. Gazeta Sinjali raportoi se Prokuroria Speciale ka njoftuar për ndalimin e personit me inicialet S.LL., nën dyshimin për veprat penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “Kanosja”. Sipas këtij raportimi, hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe kanë të bëjnë me një rast të ndodhur në Kuvendin e Kosovës.

Megjithatë, ky fakt nuk e vërteton pretendimin se Llugiqi është “operativ i SHIK-ut”, se është i lidhur me AAK-në apo se është dërguar në Kuvend sipas një skenari të përgatitur. Këto janë pretendime shtesë që nuk dëshmohen nga njoftimi për ndalimin e tij.

Edhe formulimi se “ai që e kërkoi vrasjen e Ramushit është operator i vetë SHIK-ut dhe AAK-së” paraqitet si pretendim, por nuk shoqërohet me prova që do ta vërtetonin një lidhje të tillë.


Analiza:

Pretendimi se imazhi paraqet një fotografi reale të Time Kadrijajt me Skender Llugiqin është i rremë. Fotografia është manipuluar duke marrë figurën e Kadriajajt nga një fotografi tjetër dhe duke e vendosur pranë Llugiqit në një kompozim të ri.

Imazhi është gjithashtu i shoqëruar me shenjën e Gemini-t, çka tregon përdorimin e një mjeti të inteligjencës artificiale gjatë përpunimit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e cilëson si “mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere