Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin

FATBARDH DEMA

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Pas verifikimit të fakteve, u vërtetua se ky pretendim është i rremë. Millanoviq nuk ka dhënë deklaratë të tillë për Kurtin.

Në median sociale Facebook po qarkullon një përmbajtje, përmes së cilës pretendohet se presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq ka folur për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në këto përmbajtje pretendohet se ai ka deklaruar se “Kosova ka një kryeministër (Albin Kurtin) që mbron fuqishëm interesat e vendit të tij”.

Pretendimi u gjet i publikuar nga faqet si “Gazeta Minuti”, “ZeriSot”, si dhe nga faqja zyrtare e portalit informativ “KosovaPost.net”.

E vërteta?

Pas verifikimit të fakteve, të kryer online nga hibrid.info, u vërtetua se ky pretendim është i rremë. Millanoviq nuk ka dhënë deklaratë të tillë për Kurtin.


Hibrid.info ka kërkuar përmes makinës së kërkimit “Google” për të gjetur përmbajte që ndërlidhen me publikimin e trajtuar. Megjithatë, ndonëse është kërkuar në forma dhe gjuhë të ndryshme, si shqip, kroatisht, serbisht dhe anglisht, me fjalët kyçe “zoran milanoviq albin kurti”, “zoran milanović izjavio je da je kosovski premijer albin kurti”, “zoran milanovic about kosovo primeminister albin kurti”, e të ngjashme, nuk është gjetur asnjë burim kredibil që ka të publikuar një pretendim të tillë.


Millanoviq më 13 dhjetor 2024 priti Kurtin, i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Republikën e Kroacisë.

Në ueb-faqen zyrtare të presidencës kroate thuhej se në atë takim, mes tjerash, ata konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve mike, Kroacisë dhe Kosovës. Ndërsa Millanoviq përsëriti se janë përmbushur të gjitha kushtet për shtetësi dhe njohje të plotë ndërkombëtare të Kosovës, dhe se Kosova duhet të njihet veçanërisht nga të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë bërë këtë.

Megjithatë, në asnjë rast nuk evidentohet ndonjë deklaratë konkrete lavdëruese nga Millanoviq për Kurtin, ashtu siç pretendohet në postimin në Facebook.


Analiza

Përmes një postimi që po qarkullon në Facebook, pretendohet se presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka lavdëruar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se ai mbron fuqishëm interesat e vendit.

Verifikimi i fakteve tregon se një deklaratë e tillë nuk është bërë, së paku publikisht, nga Millanoviq. Kërkimet në disa gjuhë dhe burime nuk shfaqin asnjë dëshmi kredibile që mbështet këtë pretendim.

Edhe pse dy liderët janë takuar gjatë një vizite zyrtare të Kurtit në Kroaci në vitin 2024 dhe kanë diskutuar për marrëdhëniet mes dy vendeve, nuk ekziston asnjë deklarim publik ku presidenti kroat të ketë bërë një vlerësim të tillë për Kurtin.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere