Të fundit | Narrativat e zyrtarëve rusë për situatën në Kosovë: “spastrim etnik” i serb… Të fundit | Bajrami nuk ka deklaruar se Kurti i ka rikthyer dinjitetin Kosovës Të fundit | Narrativa serbe për hapjen e urës së Ibrit: nga fajësimi i Perëndimit te ri… Të fundit | Titulli nuk e tregon se tenderi përfshin edhe institucione që nuk janë pjes… Të fundit | Narrativat për projektin turistik të Kushnerit në Shqipëri Të fundit | Grenell nuk tha se “në shtator do të ketë zgjedhje pas kthimit të Thaçit” Të fundit | Pretendohet rrejshëm se u realizua një sondazh për pëlqyeshmërinë e partive… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se ministri i Jashtëm turk reagoi ndaj Vuçiqit për hap… Të fundit | Projektligji për shqiptarët në Serbi nuk është miratuar ende nga Kongresi a… Të fundit | Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për përfituesit që nuk plotësojnë kritere…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi i rremë se Turqia do t’i japë aeroplanë luftarakë Kosovës

HIBRID

Shkroi: Etrit Rexhepi

Publikohen pretendimi se Kosova ka siguruar aeroplanw ushtarakw nga Turqia.

Pretendimi është publikuar (28 tetor) me anë të një imazhi, ku shfaqen disa aeroplanë, në një llogari në TikTok me emrin “fskkrenariajone”.

Çka gjeti hibrid.info?

Gjetjet e hibrid.info tregojnë se pretendimi se Kosova ka siguruar aeroplanët nga Turqia, është i pasaktë.


Kërkimi me anë të programit të automatizuar të kërkimit, “InVID”, tregon se në këtë fotografi shihen aeroplanë luftarakë, F-16 (shih këtu).

Hibrid.info ka trajtuar edhe më herët pretendimin për furnizimin e Kosovës me këtë tip të aeroplanëve (shih këtu).

Me anë të një kërkimi në “Google”, hibrid.info ka gjetur një material që tregon shtetet që përdorin F-16, listë në të cilën është Turqia, por aty nuk bën pjesë Kosova (shih këtu).

Kërkimet më të thella kanë gjetur se Kosova nga Turqia ka blerë dronë Bayraktar (16 korrik, 2023) dhe automjetet ushtarake Vuran (9 korrik, 2021) (shih këtu dhe këtu).


Hibrid.info ka hulumtuar edhe në ueb-faqen dhe në faqen në Facebook, të Ministrisë së Mbrojtjes, por nuk ka gjetur njoftime zyrtare, që tregojnë se Kosova ka siguruar këta aeroplanë nga Turqia (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Pretendimi se Kosova ka siguruar aeroplanë luftarakë nga Turqia, është i pasaktë.

Kosova nuk gjendet në mesin e vendeve që përdorin aeroplanët luftarakë F-16 (çfarë tregohen në imazhin e përmbajtes së trajtuar) dhe nuk ka njoftim zyrtar institucional për këtë pretendim.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere