Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk e bën të qartë vendndodhjen e ngjarjes

HIBRID

Një artikull me titull “20-vjeçarja përdhunohet në grup nga 6 djem në dhomën e hotelit” është publikuar dje (7 korrik) nga mediumi online “BotaSot.info”.

Pas hulumtimit dhe verifikimit nga hibrid.info është vërtetuar se titulli nuk e qartëson vendndodhjen e ngjarjes.

Hibrid.info ka gjetur se lajmi qartësohet vetëm në përmbajtjen e tekstit kur thuhet se “Një turiste 20-vjeçare raportohet se është përdhunuar në grup brenda një dhome hoteli në ishullin spanjoll të Majorkas, pasi u josh nga një grup të rinjsh”.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Bota Sot”:

https://www.botasot.info/evrope-bota/2023911/20-vjecarja-perdhunohet-ne-grup-nga-6-djem-ne-dhomen-e-hotelit/?fbclid=IwAR1bvJFR8cXimwtmWD97U06qnAmYVu1mPks4Jrr5JsIQAqzk3rEdshx3IY0


Duke parë se mediumi në fjalë është në gjuhën shqipe, i regjistruar në Kosovë (shih këtu), si dhe në bazë së të dhënave në faqen e mediumit në Facebook (këtu), ku shihet se ndjekësit e faqes janë kryesisht shqipfolës, hibrid.info ka vërtetuar se çdo pa qartësi e vendndodhjes së ngjarjes, lë të nënkuptojë se ngjarja ka ndodhur në një nga hapësirat shqipfolëse.


Për ta vërtetuar edhe më shumë se ngjarja ka ndodhur në Mallorca të Spanjës, hibrid.info e ka gjetur lajmin e raportuar edhe në disa media të huaja (shih këtu dhe këtu).


Analiza:

Pas verifikimit e fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se gazeta online “Bota Sot” ka publikuar një artikull lidhur me dhunimin e një 20 vjeçareje nga 6 djem në një dhomë hoteli, por pa e qartësuar vendin se ku ka ndodhur ngjarja.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere