[email protected]
Pretendim i pabazë se Kosova do të pajiset me F-16 nga Turqia
shape
shape
shape

Një llogari në TikTok me emrin “7s.02” ka publikuar (14 janar) një video-material ku tregohen pamjet e një avioni ushtarak.

Në mbishkrimin e videos pretendohet se Kosova do të pajiset nga Turqia me avionë luftarakë F-16 (shih këtu).

Hibrid.info ka hulumtuar pretendimin, por nuk ka gjetur prova mbështetëse.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “7s.02” në TikTok:

https://www.tiktok.com/@7s.02/video/7323587061670251782

Pas kontrollit të fakteve, hibrid.info ka gjetur artikullin nga intervista e mbrëmshme (17 janar) e ministrit të FSK-së, Ejup Maqedonci, i cili ka përmendur vendet me të  cilat po negociohet mbi blerjet e armëve që pritet t’i bëjë Kosova, pa shpalosur detaje duke u arsyetuar në konfidencialitetin e ushtrisë (shih këtu).


Pjesë nga deklarimet e ministrit Maqedoncit:

“Asnjë sistem armatimi nuk blihet jashta plani që kemi. Shpejtimi i blerjes së fundit ka qenë për shkak të buxhetit që e kemi nga Qeveria e Kosovës, por edhe me buxhet shtesë, dhe kjo ka përshpejtuar blerjen. Ka edhe trajnim të përshpejtuar. Nuk po bëjmë asgjë jashtë planit që kemi për zhvillimin e Forcës së Kosovës. Jo të gjitha dihen për opinionin sepse çdo ushtri ka konidencialitetin”, tha Maqedonci.

Maqedonci ka thënë po ashtu se “Kosova bën blerje për armatim nga vendet e NATO-s, si Gjermania, Italia, Kroacia, Turqia”.

“Jemi duke diskutuar edhe me shtete tjera përveç SHBA-së për blerje armatimi”, u shpreh Maqedonci.


Lajm i fundit i konfirmuar dhe i publikuar për blerje të armëve nga Kosova, është pranimi i kërkesës së Kosovës për blerjen e sistemeve raketore anti-tank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (shih këtu).


Ndërsa me anë të programit të automatizuar të kërkimit InVid, është gjetur se pamjet e publikuara në video-materialin në TikTok, janë marrë nga një klip të publikuar në vitin 2018, nga Forcat e Armatosura Turke, ku tregohej gatishmëria e pilotëve turk, në rast alarmi (shih këtu).


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material, me anë të cilit pretendohet se Kosova do të pajiset me avionë luftarakë F-16, nga Turqia.

Pas verifikimit nga hibrid.info, nuk janë gjetur burime që konfirmojnë pretendimin.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme

Share With Others