Të fundit | Keqinformatat e mundshme deri në përfundimin e afatit të zgjedhjes së presi… Të fundit | Hibrid.info në shënjestër të fushatës dezinformuese ruse “Matryoshka” me na… Të fundit | Pretendim i pasaktë, bëhet fjalë për tërheqjen e planit për një tjetër xham… Të fundit | Paraqiten si fakte të kryera ndarja e shtesave për fëmijë dhe pensionistë Të fundit | Foda s’ka deklaruar se publikimi i formacionit të Turqisë nga gazetarët ndi… Të fundit | “Information Laundering”: Si transformohet dezinformimi në “fakt” në epokën… Të fundit | Ramush Haradinaj nuk deklaroi se diaspora e do Kosovën më pak Të fundit | Raportohet pasaktë për vdekjen e Khameneit, i atribuohet një llogarie gjoja… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti kroat Millanoviq ka lavdëruar Kurtin Të fundit | Bajrami nuk ka thënë “më mirë të ishim nën qeverisjen e Vuçiqit”
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi për vrasje në Podujevë, i pavërtetë

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Mergimtari.net” ka publikuar sot (24 maj) një artikull me titull “Vrasje në Podujevë, plagoset me armë një person”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i pasaktë.

Në përmbajtje të artikullit, autori i referohet raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, në të cilën thuhet se  dje në qytetin e Podujevës, një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri dhe se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje si i dyshuar për ‘Vrasje në tentativë’.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “Mergimtari.net”:

http://mergimtari.net/vrasje-ne-podujeve-plagoset-me-arme-nje-person/?fbclid=IwAR2ghV9k-Hrjst0nkQ5QKbID7M4IZnqE0QpN1zkAor-E3_Z_U5sSD_ZNWCA


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “Mergimtari.net”:

Vrasje në Podujevë, plagoset me armë një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Podujevës, ku disa persona janë përfshirë në një rrahje, ku përpos grushteve janë përdorur edhe mjete të forta dhe një armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.


Artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “Mergimtari.net” është shpërndarë edhe në median sociale Facebook nga faqja “Dardania press”. (shih këtu)


Në raportin 24-orësh të policisë rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

“Është raportuar për një rrahje në mes të disa personave. Si pasojë, një person mashkull kosovar është plagosur nga arma e zjarrit i cili më pas është dërguar për tretman mjekësor, po ashtu tre meshkuj kosovarë kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një pistoletë, një gëzhojë dhe një shkop druri. Të gjithë të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar. Me vendim të prokurorit, një i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.


Analiza:

Portali “Mergimtari.net” ka publikuar një artikull lidhur me plagosjen e një personi në Podujevë, të cilit i ka vënë titull të pasaktë “Vrasje në Podujevë, plagoset me armë një person”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere