Të fundit | Maria Bamieh nuk ka pretenduar se Charles Smith tha se “shqiptarët janë kaf… Të fundit | Wilson nuk e bëri këtë deklaratë për Kurtin Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump ka hequr vizat për Kosovën dhe ka folur për K… Të fundit | Deklaratat për protestat në Prishtinë që u atribuohen DioGuardit, Walkerit… Të fundit | Sheshel nuk tha se aktakuza ndaj Thaçit dhe UÇK-së është shkruar në Beograd… Të fundit | Imazhi i Hysni Gucatit me revole është manipuluar me IA Të fundit | Trump nuk kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së deri në dhjetor Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime dezinformuese për aktgjykimin në Hagë, përmba… Të fundit | Titulli nuk tregon se paga minimale deri në 1400 euro vlen për Malin e Zi Të fundit | “Ma sollën një dash dhe më thanë t’i fryeja në […]” – audioja e gjeneruar m…
[ ARTIKULLI ]

Nuk parashihet ndonjë marrëveshje Kosovë – Serbi gjatë javës së ardhshme

HIBRID

Faqja në Facebook me emrin “Lexo Sot” ka publikuar një artikull me titull “NUK PRITEJ KJO/ Vjen lajmi nga BE, javën e ardhshme Kosova dhe Serbia nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur e cila eshte..”.

Hibrid.info pasi ka verifikuar faktet në këtë artikull, ka vërtetuar se lajmi është i vjetër, i cili u publikua më 17 qershor kur zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano kishte deklaruar se delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të finalizojnë temën e energjisë.

Pra, tashmë dihet se Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Brukselit, kanë arritur të nënshkruajnë të martën Marrëveshjen për Energjinë. Kjo u arrit me datë 21 qershor.

Kjo faqe ka publikuar këtë artikull të vjetër, me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke lënë titull jo adekuat që lë të kuptohet se Kosova dhe Serbia pritet të nënshkruajnë marrëveshje gjatë javës së ardhshme.


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqja “Lexo Sot”, e cila numëron mbi 40 mijë ndjekës:

https://www.facebook.com/lexo.sot/posts/pfbid0SZcC3pfGacvQFpjG3CkvaZsJDdzpP4HaBrZuZc2LE7XKeszo1fsfKcnnaZJT92k4l


Kjo faqe ka publikuar këtë artikull të marrë nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “Neës308media.com”. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërimit, hibrid.info ka arritur të gjejë artikullin autentik të publikuar në kohë reale (17 qershor 2022) nga mediumi “Evropa e Lirë”, e cila edhe citohet në artikullin e shpërndarë nga faqja “Lexo Sot”. (shih këtu)


Për ta qartësuar edhe më shumë faktin se lajmi është i vjetër dhe se Kosova dhe Serbia tashmë kanë arritur marrëveshje për energjinë, hibrid.info ju sjellë disa artikuj të publikuar në mediat online në Kosovë të cilat kanë raportuar për këtë ngjarje. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook me emrin “Lexo Sot”, e cila numëron mbi 40 mijë ndjekës, ka publikuar një artikull të vjetër (17 qershor) me paralajmërimin për arritjen e marrëveshjes për energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo, kjo faqe këtë artikull të vjetër e ka publikuar sot (28 qershor) me pretendimin ta paraqesë atë si aktual, duke i vënë titullin jo adekuat.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere