Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti i ka dhënë ultimatum për dorëheqje Ramës Të fundit | Titulli nuk sqaron se Prishtina ishte e para në renditjen e IQAir vetëm sip… Të fundit | Audio e gjeneruar me IA paraqitet rrejshëm si dëshmi e një serbi kundër Tha… Të fundit | Pretendimi se Edi Rama kërcënoi me ushtri në Kosovë është i rremë, imazhi ë… Të fundit | Historiani britanik nuk ka dhënë deklaratë që krahason BE-në me Rusinë dhe… Të fundit | Albin Kurti nuk mori pjesë në protestat në Shqipëri, imazhi është i gjeneru… Të fundit | Videoja e lëvizjes së mjeteve ushtarake nuk u realizua në Shqipëri, por në… Të fundit | Imazhet që paraqesin skena nga protestat në Tiranë janë gjeneruar me IA Të fundit | Me imazh të gjeneruar me IA pretendohet rrejshëm se serbët e Kosovës po shk… Të fundit | Imazhi që paraqet një pankartë me mbishkrimin se protestuesit në Tiranë po…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Kurti i ka dhënë ultimatum për dorëheqje Ramës

ETRIT REXHEPI

VERDIKTI YNË

LAJM I RREMË

Kurti nuk ka bërë deklaratën që pretendohet.

Publikohet një imazh me mbishkrimin që pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dhënë ultimatum 48 orësh për dorëheqje kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Përmbajtja është publikuar të enjten (22 tetor) në TikTok nga një llogari me emrin “MalborOriginal”.

Kurti nuk ka bërë deklaratën që pretendohet.

Deri në momentin e trajtimit përmbajtja ka marrë afër 200 mijë shikime, afër 8 mijë pëlqime dhe ka mbi 600 komente.


Hibrid.info hulumtoi origjinën e imazhit, nëpërmjet veglës online “Google Lens”. Në rezultatet e shfaqura nuk u gjet ndonjë artikull apo imazh që do të konfirmonte se pretendimi është i saktë (shih këtu).

Ndërsa përmbledhja përshkruese e AI Overvieë tregoi se deklarata mund të jetë e rreme.


Në anën tjetër, hulumtimi vazhdoi duke kontrolluar në faqen në Facebook të kryeministrit Kurti dhe në burimet tjera të informimit të Qeverisë së Kosovës (shih këtu, këtu dhe këtu).

Në asnjërën nga këto kanale të komunikimit, nuk u gjet ndonjë publikim që do të konfirmonte se Kurti ka bërë një deklarim të tillë.


Në përfundim, pretendimi u hulumtua drejtpërdrejtë përmes kërkimit në makinën përkatëse “Google”.

Rezultatet nuk shfaqën asnjë artikull apo raportim të burimeve kredibile, që do të vërtetonin se pretendimin e trajtuar (shih këtu).

Analiza

Imazhi paraqet kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një pamje që krijon përshtypjen se ai i ka dhënë ultimatum 48-orësh për dorëheqje kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Megjithatë, kërkimet përmes veglave “Google Lens” dhe “Google”, si dhe kontrollimi i publikimeve në faqet zyrtare të Albin Kurtit dhe të Qeverisë së Kosovës, nuk kanë gjetur dëshmi që mbështesin pretendimin se Kurti ka bërë një deklaratë të tillë.

Andaj, bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.

Arsyetimi

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato përmbajtje informative që janë tërësish të sajuara apo të cilat në vete përmbajnë pretendime ose informacione faktikisht të gabuara. Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere