Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se PK-ja arrestoi pa arsye të miturit serbë në veri dhe nuk informoi prindërit

HIBRID

Shkroi: Fatbardh Dema

Kanali në gjuhën serbe në Telegram “БУНКЕР” (BUNKER) me 6 mars publikoi një pretendim se autoritetet kosovare kishin arrestuar fëmijë të mitur pa asnjë arsye dhe pa informuar prindërit e tyre. Ky pretendim u shpërnda më pas edhe në rrjetin social X (ish-Twitter) nga një llogari në gjuhën serbe.

Megjithatë, pas një verifikimi nga hibrid.info, u konstatua se ky informacion është i pavërtetë.


Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar nga mediumi në gjuhën serbe “Kossev.info”, i cili ka raportuar i pari për këtë ngjarje.

Në artikullin e këtij mediumi qartësohet se gjashtë të mitur, katër serbë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes (6 mars) në pjesën veriore të Mitrovicës, nën dyshimin se ata kanë pasur konflikt me njëri-tjetrin. (shih këtu)

Po ashtu, nga Policia e Kosovës të kontaktuar nga ky medium, kanë thënë se “duke qenë se bëhet fjalë për të mitur, për momentin jemi në pritje të deklaratave të prindërve të tyre për ngjarjen, në mënyrë që të mësohet më shumë për të”.

“Në stacion ndodhen gjashtë persona, 4 serbë dhe 2 shqiptarë, të gjithë të mitur (15,16 vjeç). Ata do të japin deklarata, por presin që të vijnë prindërit dhe punonjësja sociale. Tani për tani dyshojmë vetëm se kanë pasur një konflikt, nuk e dimë nëse ka qenë vetëm verbal apo fizik. Këtë do ta dimë pas deklaratave të tyre”, tha shefi i Njësisë Operative të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Petrit Fejza.

Më pas, në artikullin e përditësuar të Kossev.info, u sqarua se kishte ndodhur një gabim sa i përket nacionalitetit të disa prej këtyre personave.

Ndërkohë tre djem të nacionalitetit serb janë liruar. Petrit Fejza nga Policia për rajonin e veriut na konfirmoi se ka pasur një gabim, pra nuk janë arrestuar katër serbë. Aktualisht në stacion ndodhen një boshnjak dhe dy shqiptarë.

Gjithashtu, edhe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, ky incident u cilësua si “LËNDIM I LEHTË TRUPOR”.


Analiza:

Më 6 mars, kanali serb në Telegram “БУНКЕР” (BUNKER) dhe një llogari në X (ish-Twitter) shpërndanë një pretendim të rremë se autoritetet kosovare kishin arrestuar fëmijë të mitur pa arsye dhe pa njoftuar prindërit.

Sipas hibrid.info dhe mediumit serb “Kossev.info”, gjashtë të mitur (fillimisht raportuar si katër serbë dhe dy shqiptarë) u arrestuan në Mitrovicën e Veriut për shkak të një konflikti mes tyre. Më vonë, Policia e Kosovës sqaroi se në stacion qëndruan vetëm një boshnjak dhe dy shqiptarë, ndërsa tre serbë u liruan. Rasti u cilësua si “lëndim i lehtë trupor”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Dezinformatë”.

Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ajo përmbajtje informative e cila në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe atribute gjysmë të vërteta, e që krijohet dhe/apo shpërndahet me qëllim të paramenduar për të shkaktuar dëm. Prapa motivit të prodhuesve/shpërndarësve të përmbajtjeve dezinformuese qëndron arritja e një qëllimi politik, financiar, psikologjik apo social.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere