Të fundit | Rritja e mashtrimeve në Facebook Marketplace dhe rreziku për përdoruesit Të fundit | Titulli nuk e qartëson se pagat janë rritur në Zvicër Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë Të fundit | Imazhi i krijuar me IA paraqitet pasaktë si dëshmi për transportimin e qenv… Të fundit | Nuk ka vendim e as datë të caktuar për zgjedhje të reja Të fundit | Raporti i FMN-së flet për parashikim, jo për rritje ekonomike aktuale Të fundit | Nuk konfirmohet gjetja e varrit masiv në Drenas dhe lidhja me arrestimin e…
[ ARTIKULLI ]

Videot virale për shkatërrimin e aeroportit në Tel Aviv janë të gjeneruara me inteligjencë artificiale

HIBRID

Shkroi: Festim Rizanaj

Disa video që shfaqin një aeroport të dëmtuar, me rrënoja të shumta dhe pamje dramatike, po qarkullon gjerësisht në media sociale.

Sipas pretendimeve që e shoqërojnë, ajo paraqet Aeroportin në Tel Aviv, pas një sulmi të dyshuar iranian.

Kjo po shpërndahet me mbishkrimin: “Aeroporti i Tel Avivit”.

Pas verifikimit të fakteve është gjetur së këto video janë gjeneruar me inteligjencë artificiale.

Çka u gjet nga hibrid.info?

Gjatë procesit të verifikimit të videos së parë, të publikuar nga faqja Lufta Hibride në Facebook, përmes kërkimit të kundërt të disa kuadrove të videos me anë të mjetit Google Lens, u konstatua se asnjë burim i besueshëm nuk e kishte shpërndarë këtë video.

Megjithatë, arritëm të gjurmojmë origjinën e saj deri te një llogari në Instagram (3amelyon), e cila e kishte publikuar më 27 maj.

Kjo tregon se videoja qarkullonte para raundit të fundit të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, gjatë të cilit u pretendua se ishte shënjestruar aeroporti në Tel Aviv.

Për më tepër, në biografinë e llogarisë theksohej se përmbajtja ishte e krijuar me ndihmën e inteligjencës artificiale. Vërejtëm gjithashtu se kjo llogari shpërndante rregullisht video të gjeneruara përmes mjeteve të inteligjencës artificiale.

Më pas, e analizuam videon duke e dërguar te detektori i përmbajtjes së gjeneruar nga inteligjenca artificiale i platformës Hive Moderation. Sipas vlerësimit të këtij mjeti, me një siguri prej 99.1%, videoja “ka të ngjarë të përmbajë përmbajtje të krijuar nga inteligjenca artificiale ose të jetë përmbajtje e rreme.”

Së fundi, krahasuam një pamje ajrore të Aeroportit Ben Gurion në Tel Aviv, të marrë përmes Google Maps, me pamjet e paraqitura në video. Rezultatet treguan se të dyja pamjet nuk përputhen, çka konfirmon se videoja nuk paraqet në mënyrë autentike aeroportin e pretenduar. (këtu)

Edhe videoja e dytë, e publikuar nga llogaria Kujtim Cekani në Facebook, e cila paraqet pamje të një aeroporti të shkatërruar që pretendohet të jetë në Tel Aviv, është analizuar dhe rezulton se është gjeneruar përmes inteligjencës artificiale. Verifikimi i burimeve dhe analizat teknike treguan se pamjet nuk janë autentike, por produkt i mjeteve të gjenerimit artificial.


Analiza:

Video të gjeneruara me inteligjencë artificiale, që pretendojnë të paraqesin Aeroportin e Tel Avivit pas një sulmi të dyshuar iranian, po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale.

Këto pamje dramatike, që tregojnë një aeroport të dëmtuar dhe të mbuluar me rrënoja, po shpërndahen me mbishkrimin “Aeroporti i Tel Avivit”.

Megjithatë, pas verifikimit të fakteve është konstatuar se videot nuk janë autentike, por të krijuara përmes mjeteve të inteligjencës artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë faqe si “Mashtrim”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “Mashtrim” u bëhet atyre përmbajtjeve informative të cilat manipulohen si në aspektin vizual (deepfake, cheapfake), zanor (audio) apo tekstual të përmbajtjes për të mashtruar audiencën. Zakonisht kjo formë e mashtrimit përdoret për të prodhuar përmbajtje të paqena dhe të manipuluara.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere