Të fundit | Rifat Jashari nuk e ka bërë deklaratën e pretenduar ndaj Edi Ramës Të fundit | Titulli e paraqet lirimin e Thaçit si të konfirmuar Të fundit | Rama s’ka thënë se mbështetësit e protestave nga Kosova e Maqedonia e Veriu… Të fundit | Nuk ka dëshmi se Engel ka deklaruar se lirimi i Thaçit do të ndikonte në sk… Të fundit | Pretendim i rremë se Hillary Clinton ka bërë një deklaratë për qeverisjen e… Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin korrik 2026 Të fundit | Format e manipulimit të imazheve për qëllime keqinformimi Të fundit | Hamza nuk refuzoi krijimin e institucioneve dhe nuk kërkoi zgjedhje të reja Të fundit | Videoja e vitit 2021 me aeroplanë luftarakë serbë mbi Jarinjë ripublikohet… Të fundit | Pretendime pa fakte se familja Berisha e dogji shtëpinë në Zveçan për t’i a…
[ ARTIKULLI ]

Rexhaj nuk ka thënë se “Hyseni është pjesë e dialogut në Qeverinë Kurti 2”

HIBRID

Në emisionin “Context” në televizonin ATV, dje (e martë) deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folu për zhvillimet në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Rexhaj tha se kryeministri, Albin Kurti është duke i ftuar ekspertë dhe figura të ndryshme që ndërlidhen me dialogun. Ai shtoi se zv. kryeministri i ngarkuar për Dialog dhe Integrime Evropiane, Besnik Bislimi, i ka bërë ftesë edhe ish-ministrit të Jashtëm, Skender Hysenit, i cili i është përgjigjur ftesës.

Mirëpo, Rexhaj siç mund të kuptohet nga komenti i tij, nuk ka thënë decidivisht se Hyseni është pjesë e dialogut, por se ka qenë i gatshëm të jap informacione lidhur me ecurinë e dialogut.

Deklarata e Arbër Rexhajt në emisionin “Context”, nga minuta – 1:00:25:

“Skender Hysenin, e ka ftuar z, Besnik Bislimi, d.m.th. po e përmendi emrin që më së shumti kemi pasur mospajtime me të për shkak se ai ka pasur qëndrime të ndryshme e politike ndaj çështjes së dialogut. Natyrisht që e thërrasim, Kosova është e të gjithëve. I është përgjigjur ftesës, duhet të sillemi institucional edhe ai edhe ne. Ai ka pasur, një detyrë zyrtare në atë kohë, ai duhet të na jep informacione dhe natyrisht duhet ti përgjigjet institucionit, të Republikës së Kosovës… Ne e kemi barrë, ai duhet me na dhënë informacion, e ka pas një detyrë zyrtare në atë kohë dhe natyrisht se duhet t’i përgjigjet institucioneve të Republikës së Kosovës”.


Mirëpo, në titull të artikullit të publikuar nga portali i të njëjtit medium shkruan: “Skender Hyseni pjesë e dialogut në Qeverinë “Kurti 2”.

Deklarata e Rexhajt dhënë për emisionin “Context” në ATV:

https://atvlive.tv/kryesore/skender-hyseni-pjese-e-dialogut-ne-qeverine-kurti-2/

Edhe pse deputeti i VV-së nuk e ka mohuar këtë titull të ATV-së, këtë gjë e ka bërë kabineti i Kryeministrit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka mohuar pretendimin e bërë në artikullin e këtij mediumi, duke thënë se Skënder Hyseni nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e dialogut apo ndonjë ekipi për dialog.

“Ashtu siç edhe ka deklaruar deputeti Arber Rexhaj, z. Hyseni gjatë muajit të kaluar është ftuar jo për të qenë pjesë e dialogut por për një takim konsultativ për të diskutuar mbi ecurinë dhe zhvillimet në procesin e dialogut gjatë kohës sa ai ishte koordinator shtetëror për dialogun me Serbinë. Kjo është bërë publike edhe nga vet z. Hyseni në një deklarim të tij. Është normale që personi që për gati 9 muaj ka qenë përgjegjës për dialogun të ftohet për takim pune në shërbim të përgatitjeve të qeverisë së re për këtë proces. Megjithatë, z. Hyseni nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e dialogut apo ndonjë ekipi për dialog”, pohoi ai.

Vegëza e artikullit të deklaratës së Kryeziut e publikuar në “telegrafi.com”:

https://telegrafi.com/qeveria-skender-hyseni-nuk-te-jete-pjese-e-dialogut-serbine/

Analiza:

Dje (e martë) në emisionin “Context” në televizionin ATV, deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj foli për bisedimet që janë duke u zhvilluar në këtë Qeveri. Në deklaratën e tij, Rexhaj nuk ka thënë se Skender Hyseni është pjesë e dialogut me Serbinë, siç pretendohet në titullin e artikullit të ATV-së, por se i njëjti i është përgjigjur ftesës për të dhënë informacione, meqenëse ka pasur funksion zyrtar.

Siç mund të kuptohet nga kontrolli i fakteve, ATV duket se pa dashje e ka nxjerrë nga konteksti këtë deklaratë të Rexhajt, pretendim ky i mohuar edhe nga Qeveria e Kosovës. Për këtë arsye, hibrid.info e vlerëson këtë artikull të ATV-së si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.


Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere