Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Publikohen lajme të pa verifikuara për “ilaçin që shpëton jetë nga Covid-19”

HIBRID

Disa media online kanë shpërndarë një artikull me titull “Gjendet ilaçi që shpëton jetën nga Koronavirusi, e kemi në të gjithë farmacitë tona”, në të cilin mungojnë burimet e informacionit dhe emrat e ekspertëve shëndetësorë që ndërlidhen me temën e paralajmëruar përmes titullit të artikullit.


Teksti i plotë i artikullit:

T: Gjendet ilaçi që shpëton jetën nga Koronavirusi, e kemi në të gjithë farmacitë tona

Një ilaç i lirë dhe gjerësisht i disponueshëm në treg, i quajtur deksametazon (dexamethasone), duhet se është celësi i luftës kundër koronavirusit. Duket se ai mund të ndihmojë në shpëtimin e jetës së pacientëve të sëmurë rëndë me Covid.

Ekspertët britanikë kanë dalë në përfundimin se një trajtimi me këtë steroid është një arritje e madhe në luftën kundër virusit vdekjeprurës. Ai redukton rrezikun e humbjes së jetës me një të tretën për pacientët e vendosur në respiratorë.

Për ata në oksigjen, e ul rrezikun me një të pestën. Ilaçi është pjesë e testimit më të madh në botë të trajtimeve ekzistuese për të parë nëse funksionojnë vërtet me koronavirusin.

Kërkuesit vlerësojnë se nëse ilaci do të kish qenë i disponueshëm në Britaninë e Madhe që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 5 mijë jetë njerëzish do të ishin shpëtuar. Për shkak se ai është i lirë, do të sillte në të njëjtën kohë edhe një përfitim të madh për vendet e varfra që përballen me numra të lartë pacientësh me Covid 19.


Vegëzat e artikullit të publikuar në disa media online:

Gjendet ilaçi që shpëton jetën nga Koronavirusi, e kemi në të gjithë farmacitë tona

Gjendet ilaçi që shpëton jetën nga Koronavirusi, e kemi në të gjithë farmacitë tona


Sipas hulumtimit të bërë nga hibdrid.info, ky tekst duket se është marrë nga portali shqiptarja.com. Edhe pse ky medium artikullin e ka të plotësuar me burime të informacionit, pasi është përkthyer nga një medium i huaj, të tjerët e kanë shpërndarë atë pa referenca dhe burime.

Vegëza e artikullit të publikuar në shqiptarja.com:

Gjendet ilaçi që shpëton nga vdekja pacientët e infektuar me Covid


Analiza:

Sipas analizës së fakteve të kontrolluara, ky artikull hyn në kategorinë “përmbajtje e pa verifikuar” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere