[email protected]
Artikull me titull të rremë
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë “Specialja.com” ka publikuar një artikull me titull “IKSHPK me apel të ri: Ejani të gjithë të testohen nëse nuk vini vime ne ju marrim”.

Në këtë artikull është vendosur njoftimi i Institutit të Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) i publikuar në Facebook më 26 dhjetor, të cilit më pas i ka vënë titull të rremë.

IKSHPK ka apeluar te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në për virusin Korona, por nuk ka thënë që nëse nuk vini, atëherë vijmë ne dhe ju marrim, siç pretendohet në titullin e artikullit të “Specialja.com”.

Teksti i artikullit të publikuar në Specialja.com:

IKSHPK me apel të ri: Ejani të gjithë të testohen nëse nuk vini vime ne ju marrim

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka apeluar qytetarët që të shkojnë dhe të testohen për koronavirus në të gjitha qendrat rajonale të shëndetësisë publike.

Në njoftimin për rastet e reja dhe numrin e viktimave të shënuar në 24 orët e fundit, IKSHPK-ja në javën e fundit ka bërë një apel, që nuk e ka bërë asnjëherë më parë.

“IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa mikrobiologu, Lul Raka në një emisision televiziv, ditë më parë ka thënë se ka rënë numri i testime për shkak që ka rënë edhe interesimi i qytetarëve për t’u testuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 270 raste të reja me koronavirus si dhe 7 viktima.

Vegëza e artikullit të publikuar në Specialja.com:

https://specialja.com/lajme/2020/12/26/ikshpk-me-apel-te-ri-ejani-te-gjithe-te-testoheni-nese-nuk-vini-vime-ne-ju-marrim/?fbclid=IwAR1czSKFd7Cm61Jndznk9SLBsWF5DDlyCIG7l21DAPZ6NdYMOsNW2RvbOJ8

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e IKSHPK-së në faqen zyrtare të tyre në Facebook:

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3363533513774629


Analiza:

Artikulli i portalit të dyshimtë “Specialja.com” përmban titull të rremë, i cili nuk përputhet me përmbajtjen. Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info e kategorizon këtë artikull si “dezinformatë” dhe “clickbait”.


Arsyetimi:

Dezinformata – Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Clickbait – “Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others