[email protected]
Publikohet lajm i vitit 2021 me pretendimin të paraqitet si aktual
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web3.lajme.icu” dje (4 shtator) ka publikuar një artikull me titull “Lajmi i mirë: Qeveria rritë socialin, ja sa do te merrni tani!”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se lajmi është i vjetër, i publikuar në tetor të vitit 2021.

Në përmbajtje gjendet lajmi me njoftimin e Qeverisë së Kosovës, e cila atëkohë kishte miratuar vendimin për dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për periudhën nëntor- dhjetor 2021.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin e dyshimtë “web3lajme.icu”:

Qeveria miratoi vendimin për dyfishimin e pagesës për përfituesit e skemës së ndihmës sociale për periudhën nëntor- dhjetor 2021.Me anë të këtij vendimi, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ndanë mjete të cilat synojnë përkrahjen financiare për përfituesit e skemave të ndihmës sociale për periudhën Nëntor – Dhjetor 2021, me dyfishim të pagesës mbi vlerën bazë dhe shtesave, të aprovuar më parë me vendim të Qeverisë”, thuhet në njoftim.LEXO ME TEPER DUKE E HAP REK LAMEN DHE APLIKONI


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “web3.lajme.icu”:

https://web3.lajme.icu/2022/09/04/lajmi-i-mire-i/?fbclid=IwAR0JReeGe16clGK2424oPW13bTcKTXmoopMk1zfOvp0xyaJMLPqSm_qykp0

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar më 27 tetor 2021 nga portali “Indeksonline.net”, i cili është cituar nga portali i dyshimtë “web3.lajme.icu”. (shih këtu)

Pra, siç duket ky portal i dyshimtë është munduar që këtë lajm të vjetër ta paraqesë si aktual, duke e ndërlidhë atë me pakon e re mbështetëse të prezantuar më 3 shtator nga Qeveria e Kosovës.


Vlen të përmendet se të shtunën më 3 shtator, Qeveria e Kosovës ka miratuar një pako të re prej 150 milionë euro, e cila do të përfshijë subvencionim të rrymës, si dhe mbështetje financiare për disa kategori të shoqërisë.

Ndërsa kategorisë me asistencë sociale do t’u dyfishohet pensioni për muajin shtator. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “web3.lajme.icu” ka publikuar një artikull të vjetër të muajit tetor 2021, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk ka asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others