[email protected]
Pretendohet pa fakte se “shërbimet e sigurisë së Kosovës” kanë shpërndarë fletushka në Veri me thirrje për mos bindjen ndaj Policisë së Kosovës
shape
shape
shape

Një llogari në median sociale “Telegram” me përmbajtje në gjuhën serbe, ka publikuar disa fletushka me përmbajtje në gjuhën serbe të shpërndara në Veri, përmes së cilave u bëhet thirrje qytetarëve që të “synojnë patrullën e policisë së Kosovës, të injorojnë policin kur ai flet me ta dhe të demolojnë veturat zyrtare”.

Kjo llogari pretendon pa fakte se “shërbimet e sigurisë së Kosovës” i kanë shtypur dhe shpërndarë fletushkat në cirilik dhe me emrin “Mbrojtja Popullore” nën flamurin serb, për t’u dukur bindëse dhe për të shkaktuar konfuzion tek serbët.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, Policia e Kosovës si dhe Lista Serbe nuk janë lëshuar në pretendimin se kjo vepër është kryer nga “shërbimet e sigurisë së Kosovës”, siç thuhet në postimin e llogarisë në Telegram.


Vegëza e postimit të publikuar në Telegram nga llogaria “БУНТ је стање духа” (shqip: rebelimi është një gjendje shpirtërore)

https://t.me/buntcg/34413


Postimi i llogarisë “БУНТ је стање духа”, i përkthyer në shqip:

Në zonat serbe të Kosovës dhe Metohisë, një tjetër provokim dhe tentativë shakaje nga shërbimet e sigurisë së Kosovës është duke u zhvilluar. Gjegjësisht, që nga ora 19:00 nëpër kuti postare dhe në rrugë në Mitrovicën e Kosovës, si dhe në komunat tjera, u shfaqën fletëpalosje me gjoja udhëzime se si duhet trajtuar pjesëtarët e policisë së Kosovës. Njoftimet janë të shkruara me shkrim cirilik, duke u bërë thirrje qytetarëve që të synojnë patrullën e policisë së Kosovës, të injorojnë policin kur ai flet me ta dhe të demolojnë veturat zyrtare. Është e qartë se fletëpalosjet janë shtypur në cirilik dhe nën flamurin serb për t’u dukur bindëse dhe për të shkaktuar konfuzion tek serbët. Është indikative se fletëpalosjet kontroverse dolën pikërisht në ditën kur serbët nga një takim paqësor në Mitrovicën e Kosovës treguan unitet dhe i thanë bashkësisë ndërkombëtare se vendimi për shfuqizimin e dinarit do të thotë fundi i jetës për popullin serb.

E gjithë kjo po ndodh vetëm një ditë pasi shërbimi shqiptar në Leposaviq, të mbështetur dhe të shoqëruar nga policia e Kosovës, shkatërruan grafitet, dhe në ditën kur serbët treguan bashkimin dhe vendosmërinë e tyre për të qëndruar në Kosovë e Metohi me një tubim madhështor.


Lidhur me këto fletushka, Lista Serbe përmes faqes zyrtare në Facebook, ka lëshuar një njoftim duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos bien në provokime të tilla. (shih këtu)

Në njoftimin e këtij subjekti politik, në asnjë moment nuk aludohet në kryesit e kësaj vepre, dhe sipas tyre veprime të tilla, kushdo që i ka kryer, janë kundër paqes dhe duken me qëllim të keq për destabilizimin e mëtejshëm.


Në raportin 24 orësh të lëshuar nga Policia e Kosovë, nuk bëhen të ditur kryesit e veprës dhe thuhet se rasti është nën hetime.

Screenshot nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës


Llogaria në fjalë pretendon se këto fletushka u shpërndanë një ditë pas shlyerjes së grafiteve në katër komunat veriore të Kosovës, me shumicë serbe.

Mediat vendore me datë 11 shkurt kanë raportuar për shfaqjen e grafiteve në Veri me nënshkrim të Brigadës së Veriut me mbishkrimin “Kur të kthehet ushtria në Kosovë, Brigada e Veriut jeton”. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Duke e ndërlidhur ngjarjen e 11 shkurtit të grafiteve të shfaqura në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, një llogari në Telegram në gjuhën serbe, pretendon pa fakte se shërbimet e sigurisë së Kosovës kanë shpërndarë fletushka në Veri, përmes së cilave u bëhet thirrje qytetarëve që të “synojnë patrullën e policisë së Kosovës, të injorojnë policin kur ai flet me ta dhe të demolojnë veturat zyrtare”.

Hibrid.info nuk ka gjetur asnjë informacion nga burime kredibile, se një vepër e tillë është kryer nga, siç thuhet, “shërbimet e sigurisë së Kosovës”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Teori Konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato përmbajtje informative të cilat në vete përmbajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre përmbajtje është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Share With Others