Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me titull të rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “web.news72post.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se mënyra e aplikimit për vizë në Gjermani do të ndryshojë nga data 25 qershor.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim është i rremë, pasi në përmbajtje gjendet lajm i vjetër i muajit nëntor 2021.

Lajmi ka të bëjë me njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë në Bosnje e Hercegovinë, i cili ka të bëjë me mënyrën e aplikimit për viza pune për aplikuesit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Në këtë komunikatë të kësaj ambasade, ndër të tjera thuhet se “për shkak të kërkesës shumë të lartë për afatet e aplikimit, të cilat tejkalojnë shumë afatet e disponueshme, nga dhjetori 2021 do të përdoret një procedurë mujore e shortit”.

Pra, lajmi është i vjetër dhe ka të bëjë me ndryshimet për aplikim për vizë nga dhjetori i vitit 2021, e jo nga 25 qershori siç pretendohet rrejshëm në artikullin e publikuar nga portali i dyshimtë “web.news72post.com”.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “web.news72post.com”:

https://web.news72post.com/2022/05/30/terminet-per-viza-pune-ne-gjermani-ndryshon-gjithcka-nga-25-qershori-keshtu-mund-te-aplikoni/

Ky artikull me pretendim të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Shqip”, e cila numëron mbi 40 mijë ndjekës. (shih këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur komunikatën e plotë për ndryshim të aplikimit për viza pune në Gjermani, të publikuar në Facebook nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë. (shih këtu)


Këtë njoftim të ambasadës gjermane, e kanë publikuar në kohë reale edhe disa media online në Kosovë, vegëzat e të cilave mund t’i gjeni këtu dhe këtu.


Analiza:

Portali i dyshimtë “web.news72post.com”, ka publikuar një njoftim të vjetër (nëntor 2021) të ambasadës së Gjermanisë në Bosnje dhe Hercegovinë lidhur me ndryshimin për aplikim për viza pune për qytetarët nga shtetet e Ballkanit Perëndimorë, i cili ka hyrë në fuqi nga data 1 dhjetor 2021.

Mirëpo, ky portal i dyshimtë, këtë artikull është munduar ta paraqesë si aktual, duke i vënë titull të rremë me pretendimin se ndryshimet për aplikim për vizë do të nisin nga data 25 qershor.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere