Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Lajmi i vjetër për ndarjen e 2.5 milionë euro nga Qeveria, publikohet si aktual

HIBRID

Një faqe në median sociale Facebook ka publikuar një artikull lidhur me një vendim të qeverisë, ku në mbishkrim thuhet “Qeveria ndanë 2.5 milion euro per masen 2.1. Kjo kategori perfiton”.

Por, pas klikimit në vegëzën e ofruar në postim shfaqet një artikull me titullin e njëjtë, por i publikuar më 1 nëntor 2023.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve, ka vërtetuar se pretendimi nuk qëndron dhe se ky vendim është i vjetër dhe nuk përkon me aktualitetin në vend.


Vegëza e postimit të bërë nga “Live News”:


Gjatë hulumtimit, hibrid.info ka gjetur një postim nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati të bërë më 28 tetor 2023 në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku ka treguar për vendimin e Qeverisë e ndarjes së 2.5 milionë euro mbështetje për subvencionimin e kredive investuese, për prodhuesit vendor. (shih këtu)


Në profilin zyrtar të Muratit nuk ka ndonjë post të ditëve të fundit lidhur me ndonjë vendim të ri për masën 2.1 (për mbështetjen e prodhuesve dhe bizneseve në pronësi të grave), përveç atij të cekur më lartë. Si postim i fundit në profilin e tij është ai me datë 18 janar lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme. (shih këtu)

Ndërsa edhe në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve postimi i fundit lidhur me vendimet e Qeverisë për masën 2.1, është ai i datës 27 tetor 2023, pra periudha e njëjtë me ministrin Murati. (shih këtu)


Analiza:

Një faqe në Facebook ka publikuar një artikull të vjetër lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e 2.5 milionë euro për subvencionimin e kredive investuese, për prodhuesit vendor.

Pas verifikimit të fakteve nga hibrid.info është gjetur se ky vendim është i muajit nëntor dhe se në faqet zyrtare të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transferve, dhe ministrit të kësaj Ministrie nuk ka asnjë postim aktual për ndonjë vendim të ri lidhur me këtë çështje.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere